Fation Dauti shkelm derës së selisë, Basha: Të arrestohet! Berisha po zbrazet dhunshëm në PD me kriminelë! Gati për çdo skenar, edhe për ushtarët e Metës! Rama po pret të shpallet 'non grata'

21 Dhjetor 2021, 14:55| Përditesimi: 21 Dhjetor 2021, 19:39

  • Share

TIRANË- Lulzim Basha i ka bërë thirrje autoriteteve që të arrestojnë Fation Dauti, i cili sot shkelmoi dyert e selisë blu, pas urdhrit të Flamur Nokës. Ky veprim, për Bashën është një tregues i qartë i dëshpërimit të Sali Berishës, e që tani rreth vetes po mban edhe njerëz kriminelë. Kjo ishte deklarata e parë e Bashës, pasi Berisha për herë të dytë i mësyu në seli, e ku ishte e pamundur që t'i shmangej pyetjeve rreth ish-kryeministrit.

‘Ndërkohë që jemi të fokusuar tek problemi i aferës së inceneratorëve. Sali Berisha vazhdon që të jetë një tub oksigjeni që mban qeverinë. Është bërë pengesë edhe për hetimin e inceneratorëve. Në vend të merremi me vjedhjen e shekullit, e të shohim në pranga të gjithë ata anëtarë të kabinetit, prej Sali Berishës sot po merremi prap me Sali Berishën. Nga dëshpërimi për dështimin e një lëvizje falce e personale po zbrazet në dyert e PD-së i shoqëruar nga njerëz me precedentë penalë. Në praninë e një familjari të tij, Fatjon Dautaj i skeduar dhe i kërkuar nga policia, shkelmoi dyert. Informacioni do t'i paraqitet zyrës britanike. Hyrja e dhunshme në zyra ekspozon dëshpërimin e Sali Berishës. PD i ka të gjitha mundësitë të mbroje integritetin e institucionit, kërkojmë prokurorisë ta arrestojë.’- tha Basha.

Në këtë konferencë për mediat, nuk la pa përmendur edhe "Trekëndëshin e Bermundës", ku tha se është i përgatitur për çdo skenar të mundshëm që mund të vijë nga kjo treshe.

“Të çliruar nga hijet e së shkuarës. Le ta dinë Edi Rama, Sali Berisha, oligarkët, bosët e krimit apo ushtarët e tyre që vijnë vërdallë, janë në mbikëqyrjen tonë dhe jo vetëm, nuk na intimidojnë dhe nuk i pret fati që i premton Sali Berisha, Edi Rama apo dikush tjetër nga Trekëndëshi i Bermudës që i ka pasur dikur rekrutë dhe që mund t’i dërgojë si pjesë e pjesë e skenarëve deztabilizues për opozitën  dhe Shqipërinë” tha ai.

Megjithatë, përtej Berishës, Basha u ndal dhe në aksionin opozitar, ku njoftoi 2 veprimet e ardhshme në betejën e tij "të vërtetë" me qeverinë.

"Brenda dhjetorit, do të depozitojë në GJK e plotësuar me fakte shtesë sa i takon korrupsionit me tenderat e rindërtimit. Dërgimi në GJK për ligjin e bashkëqeverisjes, krim i dyfishtë", përfundoi Basha.

 

Ora 17:39
Shqyerja e derës së sallës, PD: Akti më i shëmtuar! Berisha ka zgjedhur të shkelë mbi çdo demokrat që nuk i shërben interesit personal të tij

Pas reagimit të Lulzim Bashës për situatën në selinë blu, ku mbështetësi i Bershiës shkelmoi derën e sallës, ka reaguar PD zyrtare. Ata e kanë dënuar këtë vendim ndërsa shkruajnë se Berisha ka zgjedhur të shkelë mbi çdo demokrat që nuk i shërben interesit personal të tij.

“Sjellja nga Sali Berisha në selinë e Partisë Demokratike e bosëve të krimit të organizuar, me në krye Fatjon Dautin, është akti më i shëmtuar që ka ndodhur në këto 31 vite të ekzistencës së PD. Selia e demokratëve nuk mund të sulmohet me trafikantë droge. Kjo parti s’ka asnjë lidhje me trafikantët e drogës, as me bosët e krimit të organizuar. Përpjekjet për të zëvendësuar institucionet e partisë me aktet e dhunës së bosëve ndërkombëtarë të krimit të organizuar, janë akte tipike të një celule ilegale. Institucionet e partisë kanë marrë vendimet e tyre, duke vendosur përfundimisht të zgjedhin të ardhmen, interesin e demokratëve, Partisë Demokratike dhe Shqipërisë. 

Fyerja e pashembullt nga Sali Berisha drejtuar 5004 anëtarëve të Kuvendit Kombëtar të PD, shumicës dërrmuese të këtij organi, duke i etiketuar si socialistë, ekstremistë të majtë, enveristë të thekur, është shprehja më e qartë që Sali Berisha ka zgjedhur të shkelë mbi çdo demokrat që i shërben interesit të demokratëve, interesit të PD dhe jo interesit personal të tij. Është fakt që shumica dërrmuese e Kryesisë së Partisë, e Këshillit Kombëtar dhe e Kuvendit Kombëtar, kanë zgjedhur të ardhmen dhe interesin e Partisë Demokratike, duke mos lejuar bunkerizimin e PD për hallet personale të askujt”, thuhet në deklaratë.

Ora 15:16
Rama do të shpallet Non Grata nga SHBA? Basha zbulon ku bazohet për këtë deklaratë

 

Lulzim Basha është shprehur se nuk ka asnjë informacion se Edi Rama do të shpallet Non Grata, por këtë e thotë për shkak të sjelljes së tij.

" S'kam informacion që ndjekur standardet e transparentet, meritojnë të shpallen Non Grata, po sillet si dikush që prite të shpallet Non Grata. Ndaj është në krah të dikur që është shpallur Non Grata, sic është Tom Doshi dhe Berisha", tha Basha.

Ora 15:14
Basha: Nuk do lejoj Berishën t’i zgjasë jetën një kryeministri që pritet të shpallet non grata! Gati për çdo skenar, edhe për ushtarët e Metës

 

Lulzim Basha përmes Sali Berishës ka akuzuar Edi Ramën duke thënë se nuk do të lejojë një person të shpallur non grata nga SHBA që ti zgjasë jetën një kryeministri që pritet të shpallet non grata.

“Nuk do të lejoj që një non grata të bëjë gjithçka për t’i zgjatur jetën dikujt tjetër që pret të shpallet non grata dhe meriton të shpallet non grata pavarësisht se është ulur në poltronën e kryeministrit. Ne do të vazhdojmë punën pa u provokuar. Asgjë nuk do të na lëvizë nga vendosmëria jonë për të vazhduar këtë rrugë, asgjë nuk do të na pengojë apo intimidojë për të çuar deri në fund gjithçka që kemi nisur. Asgjë sdo të na ndal të bëjmë transparencën e plotë të inceneratorëve. Armiku i mirëqenies së shqiptarëve dhe aleanca e korrupsionit futet të marrin goditjen e merituat, përballë kanë një PD të çliruar nga hijet e së shkuarës ta dijë Rama, Berisha eriha apo ushtarët. Janë në mbikëqyrjen tonë,, nuk na intimidojnë dh e nuk i pret fati që i premton Rama apo Berisha apo trekëndëshi Bermudës. Ja ku jemi punën do e vazhdojmë, punën do e vazhdojmë, jemi të vendosur që të luftojmë për të ardhmen dhe e ardhmja e shqiptarëve nuk do jenë një grusht ish-pushtetarësh me të kaluar që i bëjnë fresk Edi Ramës. E ardhmja e Shqipërisë dhe e shqiptarëve do jetë një PD e çliruar nga mbetjet e të shkuarës, komunizmit dhe korrupsionit”, tha Basha.

Ora 15:09
Berisha 'pushtoi' për të dytën herë selinë, Basha: PD ka gati të gjitha skenarët për të ndaluar situata të ngjashme

 

Lulzim Basha ka bërë me dije se PD-ja i gati të gjitha skenarët për të parandaluar situata të ngjashme të "pushtimit"  të selisë.

"PD i ka gati të gjitha skenarët për t'iu përballur me këtë situatë, autoritet të veprojnë për pjesëmarrësit kriminel, dyert do të mbeten të hapura për të gjithë ata që duan të bëjnë betejën me Edi Ramën për njerëzit, Berisha është i dëshpëruar, dhe sa i dëshpëruar mund të jetë që të fusë një narkotrafikant, dhe më i dëshpëruar është Edi Rama, se e di që trekëndëshi do merret me radhë, dje pamë një Non Grata dhe një tjetër që pritet të shpallet Non Grata, nuk është e re përdorimi i botës së krimit, e kemi parashikuar se trekëndëshi i Bermudës është bashkë për ta mbajtur Shqipërinë këshu siç është", tha Basha.

Ora 15:06
Basha: Brenda dhjetorit dërgojmë në 'Kushtetuese' 'Rindërtimin' dhe ligjin për Bashkëqeverisje

 

Lulzim Basha është shprehur se do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese ligjin për bashkëqeverisjen dhe atë që quan korrupsionin në tenderat e rindërtimit.

"Që fondet e tërmetit të vidheshin siç janë vjedhur, Rama ka bërë një sërë manovrash me anë të cilat kanë mundësuar që fondet që duhet të shkonin në drejtim të pasojave të tërmetit të shkojnë në duart e pak njerëzve dhe të përbëjnë një aferë të tmerrshme korruptive. Gjithçka është e dokumentuar nga OJF se si janë keqpërdorur, por GJK ka gjykuar se pala tjetër nuk legjitimojë si palë, prandaj brenda dhjetorit, do të depozitojë në GJK e plotësuar me fakte shtesë sa i takon korrupsionit me tenderat e rindërtimit. Dërgimi në GJK për ligjin e bashkëqeverisjes, krim i dyfishtë", tha Basha.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?