Takimi i Oleg Psiuk me të dashurën

Pasi rrëmbeu çmimin e parë të Eurovisionit, niset për të fituar luftën me Rusinë! Reperi i jep 'puthjen e lamtumirës' të dashurës në Itali

15 Maj 2022, 21:24| Përditesimi: 15 Maj 2022, 21:34

  • Share

Solisti i grupit Kalush Eorchestra i ka dhënë 'puthjen e lamtumirës' të dashurës së tij pas fitores në Eurovision. Oleg Psiuk u fotografua duke shkëmbyer puthje me të dashurën Oleksandra jashtë hotelit të tij në Torino të Italisë.

I veshur me kapele rozë dhe me cantë shpine, Psiuk u nis drejt aeroportit për të udhëtuar më pas drejt Ukrainës, ku do t’i bashkohet forcave në luftën kundër Rusisë.

Ukraina fitoi edicionin e 66-të të Eurovisionit me këngën "Stefania", një këngë emocionuese për nënën, që me shpërthimin e luftës mori në një kuptim edhe më të thellë. Fitorja vjen si një mesazh i fortë solidariteti dhe paqeje për Ukrainën, që shkon përtej muzikës dhe konkurrencës.

Ukraina mori votat maksimale duke lënë pas Britaninë e Madhe dhe Spanjën në vend të tretë.

Thirrjen për të mbështetur Ukrainën e bëri një natë më parë edhe presidenti Volodymyr Zelenskyy duke kërkuar fitoren e këngës "Stefania" si një mbështetje për rezistencën e popullit të tij ndaj agresionit rus.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?