Sali Berisha, duke folur sot në takimin me mësues

Politikë

Pasi shkatërroi arsimin me universitetet kioska, Berisha: Do ta bëj madhështor, sa të vij në pushtet

7 Mars, 20:50| Përditesimi: 7 Mars, 21:06

  • Share

Kreu i PD-së Sali Berisha, gjatë takimit që mbajti sot me mësuesit në Kamëz, me rastin e festës së 7 Marsit, deklaroi se kur të vijë në pushtet pas 11 majit, ‘do ta bëjë arsimin madhështor’.

Gjithashtu premtoi se do të dyfishojnë buxhetin për arsimin, ndërsa pagat për mësuesit do të jenë mbi 1200 euro. Dhe këtë e thotë ish-kryeministri që shkatërroi arsimin me ‘universitetet kioska’, të cilat shisnin veç diploma dhe sot pasojat janë tek ata që punojnë në shtet me këto diploma.

Fjala e kryetarit të PD-së, që është edhe nën akuzë prej më shumë se një viti për korrupsion nga SPAK në aferën “Partizani”, ishte një 'demencë’ në logjikën politike dhe realitetet e përjetuara.

Ai u shpreh se paketa e PD është kundër varfërisë ekstreme, duke theksuar se pas tre muajve të qeverisë nuk do të ketë më varfëri në Shqipëri.

“Shqipëria Madhështore nuk mund të jetë Shqipëria e njerëzve që numërojnë kafshatën, nuk mund të jetë Shqipëria e prindërve që nuk ushqejnë dot fëmijët, e të sëmurëve që nuk blejnë dot marrin ilaçet. Jo, të gjitha këto marrin fund tre muajt e parë të qeverisjes, zhdukja e varfërisë ekstreme”, tha ai, pa shpjeguar se si do realizohet zhdukja e varfërisë për 3 muaj.

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama për gjendjen e arsimit, shkencës, braktisjes së vendit, duke e krahasuar edhe me diktatorin e Koresë së Veriut, Kim Jong.

“Tani kryetari i shkencës në Shqipëri, u vetëshpall Edi Rama. Krijoi Këshillin Shkencor Kombëtar të kryesuar nga kryeministri. Ju garantoj se diktatori i Koresë së Veriut nuk është kryetar i Këshillit Shkencor të Koresë. I ka të gjitha, por nuk e ka marrë këtë funksion, siç e merr kreu i narkoshtetit shqiptar”, akuzoi Berisha.

Teksa premtoi edhe “mbushjen e të gjitha çative të shtëpive me panele diellore nën qeverisjen e tij pas 11 majit”, kreu i selisë blu lëshoi një tjetër deklaratë befasuese për të kaluarën komuniste, duke thënë se “kishte përjetuar diktaturën”.

“Instalimi i të gjitha paneleve diellore në të gjitha çatitë e Shqipërisë. Regjimi i Edi Ramës është i dënuar nga kombi shqiptar këtë herë. Unë e kam përjetuar diktaturën komuniste dhe unë e di se dhjetëra e mijëra shqiptarë, u ekzekutuan për fjalën, mendimin e liri, dinjitetin njerëzor. Dhjetëra mijëra të tjerë u internuan, u dëbuan. Një popull i tërë ra në varfëri dhe mjerim”, duke harruar se në kohën e diktaturës ka kryer detyra si anëtar i Partisë Komuniste.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 08/03/2025 07:33

    Shikoni qenin e zgjebosur malokun hajdut kriminel sali bajgēn wc ēn e qelbur flet pēr komonizmin nē njē koh qē ky bastard ka qen sekretar i partis kriminele komoniste. E ky flet pēr Diktatur tē vjen pēr tē vjedh me ktē malok tē flliqur.

    Përgjigju
  • populli: 08/03/2025 05:47

    PSE kush tha qe do vishe ne pushtet ti jo po te ken harruar 97 gerdecin e 21 janarin po .po harroen krimet e tua o RE ee Zeze

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?