Një ditë pasi u bojkotua nga Partitë Popullore Europiane dje, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u përpoq sot (8 prill) që të informonte se kishte arritur sukses me denoncimet e tij para eurodeputetëve ndaj qeverisë "Rama" dhe gjendjes së vendit.
Ai akuzoi kryeministrin se mashtroi edhe komisioneren e lartë të BE-së, Kaja Kallas, me deklaratat e tij ditën e sotme në konferencë (8 prill), në lidhje me integrimin.
Për Berishën, integrimin e Shqipërisë në BE do e bëjë PD-ja, që e ka shndërruar këtë projekt në ‘yllin polar të saj’.
Kreu i selisë blu sulmoi gjithashtu kryeministrin edhe si autor i fabrikimit të lajmeve në lidhje me konsulentin e fushatës së tij elektorale të 11 majit, amerikanin Chris LaCivita, duke përhapur largimin e tij nga Shqipëria apo braktisjen e fushatës sëopozitës.
Duke e krahasuar me Lukashenkon në Bjellorusi, ai shtoi se Rama arrestoi liderët e opozitës shqiptare.
“Takimet e mia ishin të suksesshme. Informova për gjithçka. Isha zëri i Shqipërisë atje. Rama arrestoi tre lider të opozitës shqiptare, vend të dytë si Shqipëria nuk ka në këto shkelje, tejkalon Bjellorusinë e Lukashenkon, apo Tunizisë, madje edhe më keq. Bëra historikun e shkurtër të kanabizimit të Shqipërisë, ku ka themelet narkoshteti, shtrirjen e kokainës. Komitetine torturës, për gjendjen, torturën në komisariate, në qeli. Serialin e vdekjeve të të rinjve shqiptarë. Në burgje 67% janë të paraburgosur, nuk ka vend të dytë në botë, nga 20-25% norma, këtu është 67%, nuk ka ekzistuar as në diktaturën komuniste”, tha kreu i selisë blu para gazetarëve.
I pyetur në lidhje me vizitën e Kaja Kallas, zv/presidente e Komisionit Europian të BE dhe arsyet pse nuk takoi përfaqësues të opozitës, berisha u përpoq taminimizonte, duke thënë se edhe diplomatja europiane e tha se rruga e vendit është e vështirë.
“Shqipëria ka ambicie, por rruga është e vështirë. Kallas e tha se është rrugë gjithëpërfshirëse, Rama mashtron, u përpoq që ta asociojë mashtrimin e tij në praninë e komisioneres së lartë të BE-së, Kallas, por ajo mbajti qëndrimet e veta dhe i tha shqiptarëve se nuk kam punë me ambiciet dhe mashtrimet e tij, nuk ia tha direkt se e kishte në krah, por kuptohet. Ylli polar i PD do jetë integrimi i Shqipërisë në BE. Ua them unë ju, do miratojmë çdo reformë, vendim, ligj, standard dhe kriter për të integruar Shqipërinë në BE. Të mendosh ti se do integrohet Shqipëria me narkoshtetin, me Bajrat, Çelët, Ponjat etj, është e paimagjinueshme. Me sa kuptoj unë Kallas është në udhëtim rajonal, e dëgjuat se nga këtu do shkojë në Bosnjë. Udhëtimet rajonale janë rajonale, është rregull i udhëtimeve, kanë synim vendin, takimet janë zyrtare dhe me zyrtarë”, tha ai.
Ai deklaroi edhe se ‘informoi Strasburgun unë për 1 milionë faqet që kanë ardhur, për telefonat e koduar të Ballës, Ramës, gjykatësve e me radhë”.
Kurse për largimin e konsulentit LaCivita nga Shqipëria, u shpreh se janë lajme të përhapura nga kryeministri, me qëllim për tëdëmtuar fushatën e PD-së. Ndërsa për skenarin e fushatës më 11 prill tha se mbahet surprizë.
“LaCivita do jetë në hapjen e fushatës, këtu është përfaqësuesi i tij. Ai është në lidhje, se kuptoj se si i merrni ju këto. Unë kuptoj se këto i hap zyra e Edi Ramës, kaq është ai, ndaj i hap ai i thotë të vetëve se iku, e braktisi. Se kush do i hapë tjetër, ky i hap, i tmerruar nga ekspertiza e tij dhe të tjerëve, iku i thotë socialistëve, mashtron në media, iku thotë. Jo, ai do jetë, do vijë dhe do jetë i pranishëm, në një hapje të jashtëzakonshëm. Skenarin do e mbajmë surprizë. Nuk do i themi të gjitha, edhe nga vizita që bëra mbajta shënim shumë gjëra, kishte plot, s’mund t’i themi të gjitha”, përfundoi Berisha.
Komente

Ne foto: kreret e agjentures serbo-greko-ruse ne Shqiperi: S.B., V.D., A.V., F.M.
Përgjigju