Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike, Sahit Dollapi vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës. sipas mjekëve ai është paraqitur rreth orës 00:30 ndërsa aktualisht është në gjendje të mirë mjekësore.
"Sahit Dollapi është paraqitur në Spitalin e Traumës në orën 00:30 të mëngjesit të 12 majit, i shoqëruar nga epiki i urgjencës. Në urgjencën e Spitalit të Traumës u krye protokolli i plotë mjekësor "- thuhet në një njoftim të Spitalit.
"Dollapi 56 vjeç, kishte dhimbje të gjymtyrëve. Nga trajtimi mjekësor, gjendja e përgjithshme shëndetësore rezultoi e mirë dhe jashtë rrezikut për jetën. Aktualisht pacienti po qëndron nën kujdesin e mjekëve", thuhet më tej në njoftim.
Lajmi kryesor: