Asma al-Assad dhe Bashar al-Assad

Bota

Pasi u rrëzua nga pushteti në Siri, Assadit i ndodh e papritura! Gruaja i kërkon divorcin

23 Dhjetor 2024, 09:38| Përditesimi: 23 Dhjetor 2024, 11:39

  • Share

Asma al-Assad u zhvendos në Siri në vitin 2000 dhe u martua me Asadin në të njëjtin vit në moshën 25-vjeçare.

Gruaja britanike e presidentit të rrëzuar të Sirisë, Bashar al-Assad, Asma al-Assad, ka bërë kërkesë për divorc, pasi shprehu pakënaqësinë me jetën e saj në Moskë, raportuan të dielën mediat turke dhe arabe.

Thuhet se ajo kërkon të transferohet në Londër, shkruajnë mediat e huaja.

Asma aplikoi në gjykatën ruse dhe kërkoi leje speciale për t'u larguar nga Moska. Aplikimi i saj thuhet se aktualisht është duke u vlerësuar nga autoritetet ruse.

Asma është një shtetase e dyfishtë britaniko-siriane e cila ka lindur dhe është rritur në Londër nga prindër sirianë, raportoi BBC. Asma u transferua në Siri në vitin 2000 dhe u martua me Asadin në të njëjtin vit në moshën 25-vjeçare.

Edhe pse kërkesa e tij për azil u pranua, Bashar al-Assad thuhet se është ende subjekt i kufizimeve të rënda. Ai nuk lejohet të largohet nga Moska ose të përfshihet në ndonjë aktivitet politik.

Autoritetet ruse kanë ngrirë gjithashtu asetet dhe paratë e tij. Pasuritë e tij përfshijnë 270 kilogramë ar, 2 miliardë dollarë dhe 18 apartamente në Moskë.

Nddërkohë, Kremlini ka hedhur poshtë raportimet se gruaja e Bashar al Assad donte të divorcohej dhe të largohej nga Rusia.

I pyetur në një telefonatë nëse raportet për Asma al Assad korrespondojnë me realitetin, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

"Jo, ato nuk korrespondojnë me realitetin", tha ai. 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?