Qeveria japoneze ka publikuar një video të kryeministrit Fumio Kishida duke ngrënë peshk të papërpunuar të kapur në zonën e Fukushimës, ku pak ditë më parë u lëshuan ujërat ftohëse të termocentralit bërthamor të goditur nga fatkeqësia e vitit 2011 (tërmeti dhe më pas cunami).
Kishida, në tryezë me disa ministra, e përkufizon ushqimin e detit "shumë të mirë" dhe bën thirrje për mbështetje për produktet e peshkut "të sigurta dhe të shijshme" nga Japonia, veçanërisht nga Sanriku Joban (zona bregdetare e vendit duke përfshirë prefekturën e Fukushimës).
Ky veprim i kryeministrit japonez vjen si një shenjë sigurie për prodhimin e tyre. Kina pezulloi eksportin e peshkut dhe prodhimeve të detit nga Japonia pas lajmit se në oqean derdheshin ujrat ftohëse të termocentralit bërthamor.
Komente

Nuk po ben ndonje gje te vecante, peshke po ha.Ju z. Kryeminister i Japonise nuk barazoheni me femrat qe hane m.t ne Dubaj! Krudo po hani!
Përgjigju