Ekonomi

Pasiguria për rritjen e çmimeve! Sa eksportojmë e importojmë nga SHBA-BE dhe si mund të prekin tarifat doganore edhe Shqipërinë

15 Mars, 16:01| Përditesimi: 15 Mars, 16:20

  • Share

Në kontekstin edhe të një “lufte” tregtare mes SHBA dhe Bashkimit Evropian, e ardhmja ekonomike po bëhet e pasigurt, ndërsa frika e një stuhie tjetër inflacioni tashmë është prezente.

Në Shqipëri, efektet mund të ndjehen edhe më shumë në kushtet kur ekonomia ka varësi të fortë nga importi, kryesisht nga vendet e Bashkimit Evropian, që tashmë janë nën presionin e tarifave amerikane.

“Lufta tarifore e cila ndikon mbi partnerët e Shqipërisë natyrshëm që do të japë efekte edhe këtu duke rritur kostot e furnizimit të lëndëve të para dhe duke shtuar edhe më shumë presionin për ekonominë e cila e ka alarmante diversifikimin dhe jo vetëm mbështetjen në ndërtim dhe industri të turizmit”, tha eksperti i ekonomisë Eduart Gjokutaj.

Lufta në Ukrainë ishte dëshmi sesa e ekspozuar është Shqipëria ndaj tensioneve në tregjet e huaja, pasi u përball me çmime stratosferike të energjisë, karburantit dhe të të gjitha produkteve të shportës. Për këtë arsye eksperti Eduart Gjokutaj thotë se duhet të miratohen plane për mbështetjen e prodhuesve vendas.

“Duhet të ishin tashmë paketat të gatshme për prodhuesit, për ambiciet për eksportin, si edhe një strukturim të bizneseve shqiptare për të mos u bazuar vetëm në vetëpunësim”, pohon Gjokutaj.

Vetëm vitin e kaluar vendi ka importuar nga jashtë mallra me vlerë 8.9 miliardë euro, ku 4.9 miliardë euro ishin nga vendet e BE-së. Ndërsa nga SHBA vjet kemi blerë 205 milionë euro mallra, kryesisht, makineri, pjesë këmbimi, ushqime, lëndë djegëse apo materiale ndërtimi.

Tregu amerikan është i rëndësishëm edhe për eksportuesit shqiptar sidomos për ata të bimëve mjekësore që e kanë SHBA-në destinacionin kryesor të këtij produkti. Po ashtu vendi përmes shteteve të tjera të BE eksporton drejt tregut amerikan çelik, alumin, produkte ushqimore etj. Vjet eksportet drejt SHBA ishin 70 milionë euro.

Paralajmërimi për pasiguritë që po fryjnë prej luftës me tarifave të superfuqive botërore u bë në muajin shkurt edhe nga Banka e Shqipërisë e cila, tha se shtimi i tensioneve ka rritur edhe pasiguritë ekonomike.

Aktualisht kanë hyrë në fuqi tarifat 25% që SHBA ka vënë për Çelikun dhe Alumin, që morën një kundërpërgjigje me ‘sanksione’ 26 miliardë euro nga BE për një listë të gjatë produktesh amerikane nga alkoolin prodhimet bujqësore, tekstile dhe automjete.

 

G.M./E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • XXX: 15/03/2025 17:34

    Nje mut importojme ne nga usa, pervec ca makinave te vjetra, edhe nje kak u exportojme

    Përgjigju
  • LUAN ,IFLO: 15/03/2025 16:57

    E LEXOVA ME KUJDES DHE NATYRISHT AQ SA KUPTOJ UNË, NA PASKA ZËNË FRYMËN IMPORTI, KUR SHQIPËRIA NË SHUMË ZËRA NUK KA NEVOJËTË IMPORTOJË. KËTO PROBLEME A I DINË POLITIKANËT SHQIPTARË? "LUMI QË MORI VUNONË, PSE S'MORI DHE WEPARONË" I KA THËNË DIKUR POPULLI...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?