‘Pasionin për muzikën ma ushqyen prindërit’, kompozitori Mark Gjoka kujton në ‘Esencë’ njerëzit e shtrenjtë që ‘shkruan’ historinë e jetës së tij

20 Janar 2023, 19:13| Përditesimi: 20 Janar 2023, 19:16

  • Share

“Secili prej nesh është një histori”. Slogani që shoqëron rrugëtimin e “Esencë” i hap rrugën emocioneve të secilit që sjell me vete në program një histori. Këtë herë të tijën e solli kompozitori dhe mjeshtri i madh Mark Gjoka.

“Pasionin dhe dëshirën për muzikën ma kanë ushqyer prindërit e mi, lodrat e mia të para kanë qenë instrumentet muzikore” –rrëfen ai teksa kujton lidhjet e hershme me muzikën.

Dhe nuk ishte aspak rastësi e gjithë jeta e tij u lidh në mënyrë të pashmangshme me muzikën. Muzika është një talent i trashëguar edhe në breza të tjerë të familjes sepse aty të gjithë këndojnë.

Marku kujton në fillimet e tij edhe mbështetjen që ka pasur gjatë kohës së shkollës nga kompozitori Çesk Zadeja. Një nga kompozimet e tij bashkë me Gjok Becin, që i rezistoi kohërave dhe ka mbushur 40 vjet është edhe e famshmja “Del Syzeza”.

“Bashkëshortja ime është muza ime dhe një nga bekimet e mia në jetë”, shprehet ai kur kujton ditën e tij të martesës dhe vitet e kaluara me bashkudhëtaren e jetës.

Surpriza dhe emocione të bukura ishin video mesazhet e miqve të tij artistë Ana Hida dhe Shaban Krasniqi dhe një nipi i tij, Blesari.

“Jam mirënjohës  çdo ditë, që hedh sytë nga dritarja dhe jetoj edhe një ditë tjetër.”-thotë ai kur kujton gjithë rrugën e jetës dhe të profesionit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?