Mikela Pupa

Paska gjetur dashurinë! Mikela Pupa ndan me publikun të rejat nga jeta, prej muajsh bashkëjeton me partnerin e saj

1 Qershor 2023, 15:38| Përditesimi: 1 Qershor 2023, 15:41

  • Share

Ish-konkurrentja Big Brother VIP duket se po kalon një fazë shumë të lumtur në jetën e saj personale, kjo për faktin se së fundmi ajo ka ndarë me publikun lajmin se është në një lidhje dhe momentalisht bashkëjeton m partnerin e saj.

Ajo ka zbuluar së fundmi se ka gjetur dashurinë e saj dhe se është në një lidhje të konsoliduar.

E ftuar në Për’puthen në rolin e opinionistes Mikela deklaroi se ka tre muaj që bashkëjeton me partnerin e saj me të cilin dikur ka qenë mikeshë. Ajo tha se ai i fal qetësinë që nuk e kisha gjetur kurrë më përpara.

“Jam me dikë që është shumë i urtë, është shumë i dashur dhe më fal atë qetësinë që nuk e kisha gjetur kurrë më përpara. Po bashkëjetoj më dikë. Kemi shumë kohë që njihemi, kemi qenë shumë shokë më përpara dhe që po bashkëjetojmë kemi vetëm tre muaj.“-tha ajo

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Altin: 01/06/2023 21:17

    Ua pz tani do fle i qetë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?