Politikë

VIDEO/‘Paskan dhe një pyetje tjetër këtu, o Rame…!’ Basha s'i 'shqitet' kryeministrit nga Peza: Vijshe nganjëherë këtu përpara, ti e di se ça bëje...!

31 Mars, 17:52| Përditesimi: 31 Mars, 22:26

  • Share

Kryetari i Koalicionit Euroatlantik, teksa vijon turin e takimeve elektorale në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit në vend dhe diasporë, i është përgjigjur kryeministrit me një tjetër video-postim viral në rrjetin social të llogarisë së tij në Facebook.

Teksa mori pjesë në një takim me strukturat, Basha ka ngacmuar nga Peza Edi Ramën me një tjetër ‘dissing’.

“Paskan edhe një pyetje tjetër këtu n’Pez o Rame…!”, nënshkruan ai në llogarinë e tij, teksa i përcjell edhe një video me zë, i rrethuar nga mbështetësit.

Video-Mesazhi i plotë i Bashës në Facebook:

“O Rameee, nga Pezë-Ndroqi Rame! Vijshe nganjëherë këtu përpara ti, ti e di se ça bojshe! Ktu, edhe ktu, në Ndroq, Pezë, Vaqarr me Rame, pyetja, janë shumë pyetje, por pyetja kryesore që kanë për ty është: Ku i ke shokët me Rame, ku i ke pra shokët?!

(dikush ndërhyn nga salla)

Eeee, paskan dhe një pyetje këtu (shkel syrin)! Dhe kryesorja me Rame, këta janë bind, tabela e re e shumëzimit është 7 herë 7, bëjnë 313-të! (e përshëndet kryeministrin me një buzëqeshje dhe numrin 4 me gishta).

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • fredi: 01/04/2025 10:23

    O Lul je bo kok tul....

    Përgjigju
  • Koli: 31/03/2025 20:02

    O Lul paskan qeshur me ty pezaket kur i paske pyetur per tabelen e shumezimit duken edhe ne foto te lumtur nga deputeti i shpreses euroatlantike apo titanike se ti je gjigant

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?