Pasojat e COVID, Rama: Kemi dyfishuar pagën e papunësisë dhe ndihmën sociale! Ekonomia shqiptare do rimëkëmbet shpejt (VIDEO)

29 Dhjetor 2020, 10:36| Përditesimi: 29 Dhjetor 2020, 11:30

  • Share

Kryeministri Rama u shpreh se qeveria ka dyfishuar pagesën e papunësisë për të gjithë qytetarët që u prekën nga pasojat e mbylljes për shkak të koronavirusit. Ai thotë se sipas Bankës Botërore, si rezultat i masave të marra nga Shqipëria, ekonomia do të rimëkëmbet shpejt ku për vitin e ardhshëm pritet një rritje me 5%.

“Falë garancisë sovrane kanë përfituar 53 mijë punonjës. Një tjetër e dhënë domethënëse që i referohet regjistrit të të punësuarve, jo anketimeve, është që në Shqipëri, zyrtarisht në momentin e goditjes së madhe, mars-qershor rezultuan të papunë menjëherë 33 mijë persona dhe sot janë më shumë se 20 mijë prej tyre që janë rikthyer në vendin e punës. Ne kemi një program për nxitjen dhe mbështetjen për kthimin në punë të pjesës së mbetur. Kemi dyfishuar pagesën e papunësisë ndihmën ekonomike dhe do e mbajmë në fuqi dhe gjatë vitit të ardhshëm deri në fund të luftës me koronavirusin për të gjithë personat me ndihmë financiare. Kemi fshirë kamatvonesat e energjisë elektrike. Vetëm në mars-qershor, po t’i marrim të gjithë instrumentët me 415 mln dollarë me ndihmë direkte futemi në vendet që kanë dhënë ndihmë të konsiderueshme.

Sipas Bankës Botërore, si rezultat i masave të marra, ekonomia shqiptare do të jetë një prej ekonomive që do rimëkëmbet më shpejt. Banka e parashikon 5% rritjen ekonomike vitin e ardhshëm, FMN e parashikon 6%. Ne kemi zhvilluar luftën në front duke i ndihmuar financiarisht ata që janë në këtë luftë. Kemi vijuar procesin e rindërtimit, ekonomia ka një bazë të qenësishme për tu rritur në mënyrë të qëndrueshme pas kësaj goditje” – tha Rama.


Lajmi kryesor:

Bilanci për vitin 2020/ Rama: Brenda janarit fillojmë vaksimin kundër COVID! Reforma në drejtësi largoi 202 gjyqtarë, do japin llogari para ligjit! Shqipëria është bërë një vend më i sigurt


E.M.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?