Ministrja Anila Denaj

Pasojat e COVID-19, Denaj: Politika mbështetëse për gratë në procesin e rimëkëmbjes

25 Qershor 2020, 21:57| Përditesimi: 25 Qershor 2020, 22:00

  • Share

Pandemia e COVID-19 po lë pas një krizë globale ekonomike, shëndetësore dhe sociale. Kriza rrezikon të kthejë prapa hapat e bëra për të rritur barazinë gjinore gjatë dekadave të kaluara, me gra të prekura në mënyrë disproporcionale për shkak të përfaqësimit të tyre në sektorë të goditur nga politikat e bllokimit, gjasat për të qenë në punë më të ulëta ose më pak të mbrojtura, si dhe kohën e  shtuar për kujdes.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj mori pjesë në Webinar, organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) në partneritet me Women20, me temë "Gjinia dhe Rimëkëmbja e Krizave: Ndërtimi Më i Mirë".

Gjatë këtij takimi virtual, Denaj informoi të pranishmit mbi  masat e marra nga qeveria shqiptare për t’u ardhur në  ndihmë  qytetarëve dhe bizneseve nëpërmjet dy paketave për pagat dhe dy garancitë sovrane.

Ministrja gjithashtu  theksoi  se do të ketë  rekomandime të qarta për politikat  mbështetëse ndaj gjinisë, si  mbështetje të aftësisë  për të bërë biznes dhe qëndrueshmërisë së sipërmarrjes femërore.  

Ndërsa Presidenti i BERZH-it,  Suma Chakrabarti,  vlerësoi  përvojën e vetë Bankës për të punuar dhe investuar në sektorin privat. Chakrabarti theksoi së pjesëmarrja e shtuar e grave në ekonomi dhe role drejtuese, ka impakt të gjerë në përformim më të mirë të ekonomisë në tërësi.

 Në panelin me ekspertë nga Qeveritë, akademikë  dhe sektori privat, morën pjesë edhe Guvernatorë të tjerë të vendeve anëtare të BERZH.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?