Flamuri i Shqipërisë dhe i Bashkimit Evropian

Politikë

Pasojat e COVID-19, Varhelyi: BE 90 milionë euro të tjera ndihmë për Shqipërinë, 180 mln gjithsej për rimëkëmbje ekonomike

5 Nëntor 2021, 12:49| Përditesimi: 5 Nëntor 2021, 20:53

  • Share

Komisioneri evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi dha lajmim e mirë se se janë disbursuar 90 milionë euro ndihmë makro financiare për Shqipërinë.

Varhelyi shprehet se kjo ndihmë është pjesë e programit mbështetës 180 milionë euro për vendin tonë dhe ka si qëllim të ndihmojë në kufizimin e pasojave ekonomike të pandemisë së COVID-19.

Postimi në Twitter i Varhelyi:

Lajm i rëndësishëm për Shqipërinë! BE disbursoi sot 90 milionë euro ndihmë makro-financiare, kësti i dytë dhe i fundit prej 180 milionë euro programi mbështetës për Shqipërinë, me qëllim që të ndihmojë në kufizimin e pasojave ekonomike të pandemisë COVID-19.

Paolo Gentiloni, Komisioner për Ekonominë, tha: “Jam shumë i kënaqur që shoh këto fonde të shkojnë sot në Shqipëri. Ky disbursim është një demonstrim i solidaritetit të BE-së me popullin shqiptar, por edhe i angazhimit të Shqipërisë për të përmbushur agjendën e rëndësishme të reformave të rënë dakord me Komisionin Evropian.” 
Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca tha: “E përgëzoj Shqipërinë për përmbushjen me sukses të kushteve për Asistencën Makro-Financiare të BE-së për një program mbështetjeje prej 180 milionë eurosh. BE-ja mbështet Qeverisjen Ekonomike për Rimëkëmbjen Ekonomike. Ne e inkurajojmë Shqipërinë të ruajë besueshmërinë dhe llogaridhënien e saj ndaj institucioneve të BE-së dhe të çojë përpara zbatimin e reformave që janë thelbësore për qytetarët shqiptarë.” 

Komisioni Evropian, në emër të BE-së, ka disbursuar 90 milionë euro të tjera në kuadër të programit të tij të ndihmës makro-financiare (MPJ) lidhur me COVID-19.

Shqipëria është i teti vendi që merr një disbursim nga paketa emergjente e Ndihmës Makro Financiare prej 3 miliardë eurosh për dhjetë vende partnere të zgjerimit dhe fqinjësisë, që synon t’i ndihmojë ato të kufizojnë pasojat ekonomike të pandemisë së koronavirusit.

Fondet e MPJ do të vihen në dispozicion për 12 muaj në formën e huave me kushte shumë të favorshme për të ndihmuar këto vende të mbulojnë nevojat e tyre urgjente të financimit. Së bashku me mbështetjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar, ato mund të kontribuojnë në rritjen e stabilitetit makroekonomik dhe krijimin e hapësirës për të lejuar shpërndarjen e burimeve. 

Programi është një demonstrim konkret i solidaritetit të BE-së me partnerët e saj për të ndihmuar në përgjigjen ndaj ndikimit ekonomik të pandemisë COVID-19.

Komisioni Evropian, në emër të BE-së, ka disbursuar këstin e parë prej 90 milionë eurosh për Shqipërinë, lajm i cili u bë i ditur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?