Pasojat ligjore/ Sulmuesit e KZAZ-ve rrezikojnë përjashtimin nga administrata

21 Qershor 2019, 09:06| Përditesimi: 21 Qershor 2019, 09:07

  • Share

Militantëve dhe punonjësve të bashkive të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, të cilët morën pjesë në sulmet ndaj KZAZ-ve, në kuadër të zbatimit të plantit për sabotimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, do t’u ndalohet punësimi në administratën publike dhe e drejta për t’u zgjedhur, gjithnjë nëse do të dënohen nga gjykatat me vendime të formës së prerë. Kështu parashikon ligji për dekriminalizimin i propozuar pikërisht nga Partia Demokratike, e cila po përdor administratën e bashkive ‘blu’ për shkatërrimin e KZAZ-ve. Në Burrel dhe Klos, militantët e PD-LSI dhe punonjësin e bashkive dogjën materialet zgjedhore, ndërsa u sulmuan KZAZ në 12 zona të tjera. Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor përbën vepër penale, parashikuar në nenin 326/a të Kodit Penal, ndërsa dënohet deri në 5 vjet burg.

Edhe pengimi i subjekteve zgjedhore zgjedhore përbën vepër penale parashikuar në nenin 325 të Kodit Penal, ndërsa dënohet me burgim nga një vit deri në pesë vjet. Gjithashtu, punonjësit e bashkive të angazhuar për shkatërrimin e KZAZ-ve kanë konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrë, për të cilën parashikohet dënim me burgim deri në shtatë vjet. Ndërkaq, ligji nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” (dekriminalizimi), në nenin 2, përpos të tjerave parashikon që “nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, kryetar bashkie apo këshilltar në këshillin bashkiak, dhe në çdo rast nuk mund të marrin një funksion  me votim nga Kuvendi, personat të cilët janë dënuar me burgim me vendim të formës së prerë, për kryerjen me dashje të një krimi dhe kur janë dënuar me jo më pak se 6 muaj burgim.

Këta persona, sipas ligjit të dekriminalizimit, nuk mund të emërohen në shërbimin civil dhe shërbimin diplomatik si dhe drejtues të çdo niveli në administratën publike të nivelit qendror dhe vendor. Gjithashtu, nuk mund të emërohen në Policinë e Shtetit, në Shërbimin Informativ Shtetëror dhe shërbime të tjera informative, në organe kushtetuese apo të krijuara me ligj, gjyqtarë ose prokurorë, në postin e zëvendësministrit apo të njëvlershëm me të, në postin e prefektit, funksionarë politikë në kabinetet e drejtuesve të çdo institucioni kushtetues apo të krijuar me ligj, ushtarakë të forcave të armatosura, si dhe në çdo post drejtues të kompanive që zotërohen plotësisht apo në maxhorancë ose administrohen nga shteti.

Penalizmi
Të gjithë punonjësit e bashkive, ish-deputetët dhe militantët e PD-LSI, të cilët kanë marrë pjesë në sulmet ndaj KZAZ-ve apo që mund të marrin pjesë në sulmet e mundshme të ardhshme, dhe që do të dënohen jo më pak se 6 muaj burgim, do të penalizohen nga ligji i dekriminalizimit. Dy ditë më parë, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, u bëri apel prokurorëve dhe gjykatësve të këtyre territoreve, “ku po shkelet ligji dhe po sulmohet e drejta e popullit për të zgjedhur, që të zbatojnë ligjin, vetëm ligjin dhe asgjë tjetër përveç tij!”.

Komento

Komente

  • SoBrE: 21/06/2019 22:36

    Te gjithe prostestuesit qe kryen akte penale te merren edhe te denohen ne baze te ligjit. Nuk ndodh ne asnje vend te botes te digjet edhe te prishet prona shteterore se i ngrifet rrocka nje grupi injorantesh qe kujtojne se jane ne pronat e babait.

    Përgjigju
  • Cubi: 21/06/2019 13:17

    Pse se bejn?????????????????????????? Duhen kontrolluar kamerat dhe kush ka kryer veper kriminale ne burg dhe te qerohet nga puna.Ato lek jan te taksa paguesve shqipetar mor qener.U jep buk te han doren maskarenjt.

    Përgjigju
  • Papagalli: 21/06/2019 10:54

    Su behet vone se u perjashtuan nga puna sepse ata qe ndermarrin te tilla veprime paguhen me rublat e Karpushinit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?