Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka duke vizituar Mian

Sociale

'Pastë jetën e gjatë dhe të lumtur!', Xhaçka viziton në maternitet fëmijën e parë të çifitit ushtarak

16 Tetor 2018, 17:39| Përditesimi: 16 Tetor 2018, 18:25

  • Share

Dy pjesëtarë të Forcës Tokësore janë bërë prindër për herë të parë. Çifti i ushtarakëve, major Altin Hazizi (komando) dhe tetare Elona Qorri, pjesë e Kompanisë mbështetëse, janë bekuar me një vajzë, emri i të cilës është Mia.

Nënën e re e ka vizituar në maternitetin "Koço Glizheni" edhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila i uroi të dy prindërit e rinj për fëmijën e parë.

Pastë jetën e gjatë dhe të lumtur!

Olta Xhaçka, ministre 

Mia, fëmija e parë e dy pjesëtarëve të Forcës Tokësore erdhi në jetë në orët e para të datës 16 tetor dhe peshon 3.6 kg.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?