Pastiçe fshati në pak minuta me perime dhe sallam crudo zonja Albana

11 Korrik 2023, 11:32| Përditesimi: 11 Korrik 2023, 11:35

  • Share

Pastiçe fshati me perime dhe sallam crudo  

Përbërësit:

  • 1 pako makarona
  • 300 gr djathë
  • 3 gota qumësht
  • 3-4 vezë
  • 1 lgj niseshte
  • 1 lgj gjalpë
  • 2 lgj vaj ulliri
  • 1 kungull
  • 1 karrotë
  • 2 speca (jeshil dhe i kuq)
  • Sallam Crudo Hungarez FIX
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Vendosim makaronat të ziejnë për rreth 5 minuta në ujë me kripë. Ndërkohë tresim niseshten në qumësht e trazojmë mirë, më pas shtojmë vezët duke vazhduar trazimin. Vendosim një tenxhere në zjarr me pak gjalpë dhe sapo gjalpi të fillojë të shkrijë shtojmë qumështin me niseshte dhe vezë. E trazojmë vazhdimisht me tel dore derisa masa të bëhet kremoze.

Makaronat e zjera i vendosim në një tas ku i përziejmë me pak vaj ulliri, djathin e thërrmuar, sallamin e prerë në feta dhe perimet në kubikë. I kalojmë makaronat në një tavë dhe sipër tyre hedhim kremin e qumështit. Sipas dëshirës mund t’a spërkasim me pak djathë, e vendosim pastiçen në furrë të nxehtë në 180 gradë Celsius për 30 minuta.  

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?