Pastiçe me beshamel nga zonja Albana

23 Shkurt 2023, 12:15| Përditesimi: 23 Shkurt 2023, 12:17

  • Share

Pastiçe me beshamel

Përbërësit:

  • 1 pako makarona
  • 500 ml qumësht
  • 4 kokrra vezë
  • 150 gr djathë të bardhë
  • Kripë, piper

Për beshamelin:

  • 2 lgj niseshte
  • 2 lgj gjalpë
  • 350 ml qumësht
  • 200 gr djathë kaçkavall
  • Kripë, arrë moskat

Përgatitja:

Fillimisht rrahim vezët me qumështin dhe pak kripë. Më pas shtojmë djathin e bardhë të thërrmuar. Makaronat i kemi vendosur të ziejnë për 5 minuta në ujë të vluar me kripë. Ndërkohë përgatisim salcën beshamel. Trazojmë mirë në qumësht niseshten derisa të tretet, e vendosim tenxheren më pas në zjarr, shtojmë gjalpin dhe e lemë derisa masa të trashet. Në fund shtojmë kripë, arrë moskat dhe pak djathë kaçkavall të grirë.

Kullojmë makaronat gjysëm të ziera dhe i vendosim tek ena ku kemi trazuar vezët me qumështin. Lyejmë një tavë me gjalpë dhe vendosim makaronat me qumësht dhe vezë. Sipër makaronave hehdim salcën beshamel duke e niveluar mirë dhe në fund e spërkasim me djathë kaçkavall të grirë në rende. E vendosim pastiçen të piqet në furrë të parangrohur në 180 gradë Celsius për 30-35 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?