Pastiçe me djathë dhe salcë beshamel
Përbërësit:
- 400 gr makarona
- 250-300 gr djathë i bardhë
- 50 gr gjalpë ose vaj ulliri
Për salcën beshamel:
- 50 gr gjalpë
- 2 lugë gjelle miell
- 500 ml qumësht
- 1 vezë
- Kripë, piper i zi, pak arrë moskat
Përgatitja:
Ziejmë makaronat në ujë me kripë për rreth 8 minuta dhe më pas i kullojmë. Në një tenxhere të vogël shkrijmë gjalpin. Shtojmë miellin dhe e përziejmë vazhdimisht për 2 minuta në zjarr të ulët, derisa të marrë një ngjyrë të lehtë. Shtojmë qumështin pak e nga pak duke e përzier pa pushim që të mos krijohen kokrriza. E lëmë beshamelin të trashet për 5-7 minuta në zjarr të ulët. Shtojmë kripë, piper dhe pak arrë moskat. E lëmë të ftohet pak, më pas shtojmë një vezë të rrahur dhe e përziejmë mirë. Lyejmë një tavë me pak gjalpë ose vaj. Përziejmë makaronat me djathin e thërrmuar dhe shtojmë gjysmën e salcës beshamel. Hedhim këtë masë në tavë duke e niveluar mirë. Shtojmë sipër pjesën tjetër të salcës beshamel dhe pak djathë të grirë. E vendosim pastiçen në furrë të parangrohur në 180°C për 30–35 minuta.
Komente
