Pastiçe me djathë
Përbërësit:
- 250 gr makarona
- 200 gr djathë sipas dëshirës
- 3 kokrra vezë
- 250 ml qumësht
- 50 gr gjalpë
- Kripë dhe piper sipas shijes
Përgatitja:
Vendosim një tenxhere me ujë dhe kripë të vlojë. Shtojmë makaronat dhe i ziejmë sipas udhëzimeve në paketim. Më pas i kullojmë dhe i lëmë mënjanë. Në një tas rrahim vezët, shtojmë qumështin dhe një majë kripë e piper. E përziejmë mirë derisa të krijohet një masë homogjene. Thërrmojmë djathin e bardhë ose kaçkavall dhe e përziejmë me makaronat e kulluara. Shtojmë edhe gjysmën e gjalpit të prerë në copa të vogla. Lyejmë një tavë me gjalpin e mbetur dhe shtrojmë makaronat me djathë. Sipër hedhim masën e vezëve dhe qumështit në mënyrë të njëtrajtshme. E pjekim në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 30-40 minuta, derisa të marrë një ngjyrë të artë dhe të krijojë një kore të lehtë.
Komente
