Pastiçe me kimë
Përbërësit:
- 500 gr makarona
- 300 gr mish i grirë
- 2 qepë mesatare
- 3-4 lugë gjelle vaj
- 1 lugë gjelle salcë domatesh
- Kripë, piper i zi, dafinë
Për salcën beshamel:
- 2 lugë gjelle miell
- 2-3 gota qumësht
- 1-2 kokrra vezë
- 2 lugë gjelle gjalpë
Përgatitja:
Fillimisht ziejmë makaronat, i kullojmë dhe i hedhim në tavë të lyer me yndyrë. Në një tigan kaurdisim qepët e grira në vaj. Shtojmë mishin e grirë, salcën, kripën, piperin dhe dafinën dhe e lëmë derisa mishi të marrë ngjyrë. Përziejmë makaronat me kimën, i shtrijmë në tavë duke i niveluar mirë. Përgatisim më pas beshamelin. Shkrijmë gjalpin, shtojmë miellin dhe e kaurdisim pak. Hedhim gradualisht qumështin duke e përzier vazhdimisht që të mos krijohen kokrriza. Kur të trashet, e heqim nga zjarri dhe shtojmë vezët e rrahura. E mbulojmë pastiçen me salcën beshamel, sipër i spërkasim pak gjalpë dhe sipas dëshirës djathë të bardhë ose kaçkavall. E pjekim në furrë të parangrohur në 200°C për 25–30 minuta, derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë.
Komente
