Receta

Pastiçe me kimë nga zonja Albana

8 Shkurt 2024, 11:28| Përditesimi: 8 Shkurt 2024, 11:30

  • Share

Pastiçe me kimë

Përbërësit:

  • 500 gr makarona
  • 300 gr mish i grirë
  • 2 qepë mesatare
  • 3-4 lugë gjelle vaj
  • 1 lugë gjelle salcë
  • Kripë, piper, dafinë

Për salcën beshamel:

  • 2 lugë gjelle miell
  • 2-3 gota qumësht
  • 1-2 kokrra vezë
  • 2 lugë gjelle gjalpë

Përgatitja:

Makaronat i ziejmë njëlloj si për pastiçen me djathë, i kullojmë dhe i hedhim në tavë; i përziejmë me kimën, i shtrojmë në tavë të lyer me yndyrë, i nivelojmë mirë dhe i mbulojmë me salcë beshamel të përgatitur me miell të kaurdisur me gjalpë dhe qumësht. Sipër i spërkatim me gjalpë dhe sipas dëshirës, me djathë të bardhë ose kaçkavall. E vendosim pastiçen të piqet në furrë për 25-30 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?