Pastiçe me krem kungulli nga zonja Vjollca

1 Shkurt 2021, 11:02| Përditesimi: 1 Shkurt 2021, 11:07

  • Share

Pasti֛çe me krem kungulli

Përbërësit:

3-4 kunguj jeshil

kripë dhe piper të zi

2 thelpinj hudhër

pak vaj ulliri

50 ml ujë

4-5 gjethe borzilok

400 gr makarona ( Fusilli)

300 gr beshamel

200 gr mozzarella

30 gr parmixhano

Përgatitja:

 Fillimisht pastrojmë kungujt dhe I presim ato në kubikë shumë të vegjël. I vendosim në një tigan ku do të shtojmë kripë, piper të zi, 2 thelpinj hudhër, 2 lugë gjelle vaj ulliri 1 filxhan kafe me ujë vazhdojmë përzierjen për 10 minuta deri sa kungulli të jetë zbutur dhe të ketë ulur volumin. Ndërkohë në zjarr kemi vënë dhe një tenxhere me ujë të bollshëm për të valuar, shtojmë kripë, makarona dhe i lëmë ato të ziejnë 4 minuta më pak se sa është shkruar minutazhi në etiketë. Ndërkohë kungullin e gatuar e vendosim në një tas, shtojmë borzilokun, 1 lugë gjelle vaj ulliri, 1 filxhan ujë nga zierja e makaronave dhe e kalojmë masën në blender dore duke kthyer kungujt në krem. Shtojmë në tas makaronat aldente ( të kullurura), 3/4  beshamel të përgatitur më parë duke ruajtur pak mënjanë, 2 luë gjelleparmixhano të grirë, mozzarella në kubikë të vegjël. Të gjithë përbërësit në tas i përziejmë mirë dhe i shtojmë në një tepsi me diametër 20-25 cm. Nivelojmë makaronat shpërndajmë një shtresë të hollë beshamel. E pudrosim gjithë sipërfaqen me pak parmixhano dhe e vendosim në furrën e parangrohur në temperaturë 180 gradë Celsius për 20 minuta. 

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?