Pastiçe me mish të grirë dhe beshamel nga zonja Albana

29 Mars 2023, 12:08| Përditesimi: 29 Mars 2023, 12:09

  • Share

Pastiçe me mish të grirë dhe beshamel

Përbërësit:

  • 1 pako makarona
  • 5 lgj djathë kaçkavall i butë
  • 800 gr mish i grirë
  • 4 lgj vaj ulliri
  • 1 qepë e vogël
  • 1 karrotë
  • 5 feta proshutë
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 gjethe dafine
  • 1 shkop kanelle
  • 5 gozhdë karafil
  • 1 domate
  • 2 lgj salcë e koncentruar
  • 1 fk verë e kuqe
  • Kripë, piper

 Beshameli:

  • 250 ml qumësht
  • 6 lgj niseshte
  • 2 lgj gjalpë
  • 2 vezë
  • Arrë moskat
  • Djathë i grirë

Përgatitja:

Vendosim në një tenxhere ujë me kripë dhe 1 lugë vaj ulliri. Ziejmë makaronat 2-3 minuta më pak se zierja e përcaktuar në paketim.

Në një tigan me vaj ulliri kaurdisim mishin e grirë së bashku me qepën e grirë imët, karrotën e prerë hollë dhe hudhrën e shtypur. Pas 3-4 minutash e shuajmë kaurdisjen me verë dhe sapo të avullojë alkooli shtojmë salcën e domates dhe një kokërr domate ku kemi vendosur gozhdët e karafilit dhe proshutën. Ndërkohë përgatisim beshamelin. Qumështin e ftohtë e përziejmë me niseshten dhe e vendosim në proces termik, shtojmë gjalpin dhe vezët më pas. Rregullojmë shijen me kripë, arrë moskat dhe djathë të grirë kaçkavall.

Përziejmë makaronat me kimën e përgatitur dhe një pjesë të beshamelit. E hedhim të gjithë masën në një tavë, e nivelojmë me lugë dhe në fund bëjmë një shtresë të hollë në sipërfaqe me beshamel. E spërkasim pastiçen me djathë të grirë kaçkavall dhe e vendosim të piqet në furrë të nxehtë në 200 gradë Celsius për 45 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?