Patate me lulelakër
Përbërësit:
4 kokrra vezë
1 qepë e vogël
1 patate
1 filxhan çaji me boçe lulelakër ( 150 gr )
8 domate qershi
kripë dhe piper
1 filxhan kafe pure domate
4 lugë gjelle vaj ulliri
majdanoz
Përgatitja:
Në një tigan të thellë ngrohim vajin dhe kaurdisim qepën deri sa të bëhet transparente shtojmë në të pataten të prerë në kubikë të vegjël me brinjë 0.5 cm dhe I kaurdisim sëbashku me qepën për 3-4 minuta. Shtojmë lulelakrën sëbashku me qepën për 3-4 minuta. Shtojmë lulelkarën të prerë dhe atë në copëza të vogla dhe vazhdojmë përzierjen për 3 minuta. Shtojmë domatet të prera në 1/4 , purenë e domates I përziejmë dhe I lëmë të marrim pak valë,dhe 1 filxhan kafeje ujë, kripë dhe vendosim kapakun që të zbuten patatet dhe lulelakër rreth 4-5 minuta në temperaturë të ulët. Shtojmë vezët, syze I rregullojmë shijen me kripë, piper vendosim kapakun dhe I lëmë vezët deri sa të zbardhen fikim temperaturën spërkasim me majdanoz dhe I shërbejmë të ngrohta.