Pastiçe me petë nga zonja Albana

16 Dhjetor 2022, 10:21
  • Share

Pastiçe me petë

Përbërësit:

  • 1 pako petë
  • 1 pako makarona
  • 300 gr djathë të bardhë
  • 80 gr djathë pice
  • 160 gr gjalpë
  • 4 kokrra vezë
  • 1 lgj vaj ulliri
  • Kripë, piper, arrë moskat

Përgatitja:

Fillimisht ziejmë makaronat në ujë me kripë sipas minutazhit të përcaktuar në paketim. Pasi makaronat kanë zjerë i vendosim në një tas të madh ku shtojmë një pjesë të gjalpit të prerë ne kubikë (rreth 100 gr). Pjesën tjetër të gjalpit e tresim dhe e bashkojmë me vajin e ullirit. Shtojmë tek makaronat vezët, dy llojet e djathit, piper dhe arrë moskat. Bëjmë një trazim të mirë të makaronave me gjalpin dhe djathin.

Shtrojmë në tavë petët një e nga një (rreth 4 petë) duke i spërkatur me gjalpin e tretur. Më pas vendosim makaronat, e mbulojmë pastiçen me petë, e spërkasim me gjalpë dhe e vendosim në furrë të parangrohur të piqet në 180 gradë Celsius për 30-40 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?