Pastiçe me salçiçe dhe bizele nga zonja Vjollca

26 Shkurt 2021, 10:30| Përditesimi: 26 Shkurt 2021, 10:34

  • Share

Pastiçe me salçiçe dhe bizele

Përbërësit:

400 gr makarona të shkurtra

400 gr salçiçe ( të pagatuara)

1/2 qepë

150 gr bizele

1/2 gotë verë të bardhë

400 gr pure domate

200 gr beshamel

250 gr mozzarella

30 gr parmixhano

kripë

pak vaj ulliri

Përgatitja:

Vendosim një tenxhere me ujë të bollshëm për të zjerë. Në një tigan ngrohim vajin dhe kaurdisim 1/2  qepë të prerë në kubikë të vegjël. Shtojmë salçiçet të copëtuara dhe vazhdojmë kaurdisjen sëbashku me qepën. Shtojmë bizelet dhe vazhdojmë përzierjen duke I shuar me verë të bardhë. e lëmë të avullojë alkooli I verës dhe shtojmë më pas domate ose purenë e domates e përziejnë atë, shtojmë kripë dhe vendosim kapakun duke lënë salcën të gatuhët për 15 minuta. Ndërkohë në një tenxhere me ujë të bollshëm të zierë shtojmë makaronat, kripë dhe I lëmë të ziejnë për 9 minuta, kullojmë makaronat duke ruajtur 1 garuzhdë lëng. Vendosim makaronat e kulluara në një tas, shtojmë në të salcën e përgatitur dhe 200 ml beshamel ( të përgatitura me 1 lugë gjelle gjalp, 1 lugë gjelle miell, 1 gotë qumësht kaurdisim miellin me gjalp për 3 minuta, qumështin e lëmë të ziejë, kripë, arrëmoskat. I përziejmë në tas makaronat, salcën dhe beshamelin shtojmë mozzarella në kubikë dhe 1/2 garuzhdë lëng makaronash I përziejmë mirë të gjithë sëbashku I nvielojmë në një tepsi 20-25 cm I përmbysim lart me parmixhano dhe I vendsosim në furrën e parangrohur në temepraturë 180 gradë Celsius për 25 minuta.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?