Pastiçe mesdhetare
Përbërësit:
- 1 pako makarona
- 2 qepë
- 6 thelpinj hudhër
- ½ filxhan kafeje vaj ulliri
- 3 speca jeshile
- 1 spec i kuq
- 1 karotë
- 600 gr mish i grirë
- 4 domate të pjekura
- ½ lugë çaji kripë
- ½ lugë çaji piper i zi
- ½ lugë çaji sheqer
- Pak kanellë
Për beshamelin:
- 2-3 lugë gjelle miell
- 2 lugë gjelle gjalpë
- 4 gota qumësht
- Pak arrë moskat
- Kripë, piper i zi
- Djathë kaçkavall i grirë
Përgatitja:
Ziejmë makaronat në ujë me kripë, i kullojmë dhe i lëmë mënjanë. Në një tigan të madh, kaurdisim qepën dhe hudhrën e grirë në vaj ulliri. Shtojmë specat e grira dhe karotën, i përziejmë për pak minuta. Më pas shtojmë mishin e grirë dhe e lëmë derisa të avullojnë lëngjet. Shtojmë domatet, kripën, piperin, sheqerin dhe pak kanellë. I lëmë të ziejnë pak derisa të lidhen shijet. Ndërkohë përgatisim beshamelin. Në një tenxhere shkrijmë gjalpin dhe kaurdisim miellin derisa të marrë ngjyrë të lehtë. Shtojmë qumështin gradualisht duke e përzier pa ndërprerje që të mos bëhet me kokrriza. Në fund shtojmë arrën moskat, kripën, piperin dhe djathin e grirë. Në një tavë të lyer me vaj, shtrojmë gjysmën e makaronave. Sipër hedhim përzierjen me mishin e grirë, shtojmë pjesën tjetër të makaronave dhe e mbulojmë të gjithë sipërfaqen me beshamel. E vendosim në furrë të parangrohur në 180°C për 20 minuta, derisa sipërfaqja të marrë një ngjyrë të artë.
Komente
