Pastiçe nga zonja Vjollca

15 Tetor 2020, 11:22| Përditesimi: 15 Tetor 2020, 11:23

  • Share

Pastiçe

Përbërësit:

400 gr makarona

4 kokrra vezë

200 gr djath të bardhë

1 litër qumësht

kripë

gjalp për lyerjen e tavës

2 lugë gjelle vaj ulliri

Beshameli

50 gr gjalp

50 gr miell

400 ml qumësht

kripë, arrëmoskat

Përgatitja:

Përgatitja: Vendosim një tenxhere me ujë të bollshëm për të vualuar. Shtojmë kripën dhe më pas makaronat. I lëmë të ziejnë për 2-3 minuta më pak nga minutazhi I shkruar në etiketë. Ndërkohë në një tigan shkrijmë gjalpin dhe kavardisim miellin derisa të ziejë në gjalp. E shuajmë me qumësht duke e trazuar me tel derisa beshameli të ziejë. E largojmë dhe e rregullojmë shijen me kripë dhe arrëmoskat. Rrahim vezët, shtojmë 2 lugë gjelle vaj ulliri, qumështin, djathin dhe kripën. Lyejmë tepsinë me gjalp, kullojmë dhe vendosim makaronat në tavë duke I niveluar ato në të gjithë sipërfaqen. Shtojmë mbi makaronat qumështin me vezë dhe djathë, rregullojmë dhe nivelojmë djathin duke shtuar sipër beshamelin. Grijmë në fund pak djathë kaçkavall dhe e vendosim në furrë në temperaturë 200 gradë Celsius, për 25 minuta.

 

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?