Pastiçe tradicionale me djathë nga zonja Albana

9 Qershor 2022, 12:06| Përditesimi: 9 Qershor 2022, 12:09

  • Share

Pastiçe tradicionale me djathë

Përbërësit:

  • 1 pako makarona
  • 1 litër qumësht
  • 5 vezë
  • 200 gr djathë
  • vaj dhe gjalpë
  • kripë

Për beshamelin:

  • 2 lgj miell
  • 1 lgj gjalpë
  • 1 të verdhë veze
  • 200 ml qumësht

Përgatitja:

Ziejmë makaronat në ujë me kripë dhe pak vaj. I shpëlajmë me ujë të ftohtë dhe më pas i përziejmë me djathin e thërrmuar, vezët dhe qumështin.

Lyejmë një tavë me gjalpë dhe vendosim makaronat e përziera me vezët, djathin dhe qumështin. Përgatisim beshamelin duke kaurdisur fillimisht miellin me pak gjalpë. Sapo mielli ka marrë ngjyrë shtojmë qumështin dhe e trazojmë që masa të mos kokrrizohet. Në fund hedhim një të verdhë veze. Shtojmë beshamelin e përgatitur mbi pastiçe dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 40 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?