Pastiçe tradicionale
Përbërësit:
- 500 gr makarona
- 500-600 ml qumësht
- 4 kokrra vezë
- 2 lgj miell
- 200 gr djathë të bardhë
- 100 gr gjalpë
Përgatitja:
Fillimisht vendosim makaronat të ziejnë 5 minuta më pak se minutazhi i përcaktuar në paketim. Tresim gjalpin, shtojmë miellin, e kaurdisim pak minuta, shtojmë qumështin dhe e lëmë të lidhet pak. Më pas shtojmë vezët. Tek makaronat copëtojmë djathin e bardhë dhe bashkojmë të dy masat bashkë duke i trazuar mirë. E hedhim pastiçen në një tavë të lyer me gjalpë dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë për 35-40 minuta.
Komento