Pastiçe tradicionale nga zonja Albana

5 Shtator, 11:42| Përditesimi: 5 Shtator, 11:44

  • Share

Pastiçe tradicionale

Përbërësit:

  • 500 gr makarona
  • 500 ml qumësht
  • 2 kokrra vezë
  • 200 gr djathë
  • 100 gr gjalpë
  • 1 lgj vaj
  • Pak miell
  • Kripë

Përgatitja:

Ziejmë makaronat në ujë të bollshëm me pak kripë dhe vaj për 5 minuta më pak sa tregon paketimi. Më pas I kullojmë. Tresim gjalpin. Rrahim vezët me pak qumësht. Te gjalpi i tretur shtojmë miellin duke e përzier. E shuajmë me qumësht dhe më pas shtojmë masën e vezëve të rrahura dhe qumështin e mbetur. Djathin e thërrmuar e përziejmë me makaronat dhe përsipër shtojmë masën e qumështit. E vendosim pastiçen në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 45 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?