Foto Ilustruese

Kronikë
Top 24

I dënuar me 6 vjet burg për pastrim parash, ndalohet një person në Berat (EMRI)

16 Shtator 2018, 09:31| Përditesimi: 16 Shtator 2018, 09:55

  • Share

BERAT- Një person është vënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për pastrim parash dhe pjesëmarrje në organizatat kriminale. I arrestuari është Edison Bega banues në Kuçovë. Ky person rezulton i dënuar nga Gjykata e Apelit Për Krimet e Renda Torino në vitin 2008, për veprën penale "Pjesmarrje në organizata kriminale" si dhe "Shfrytëzim prostitucioni".

Njoftimi i policisë: 

Vijon plani i masave për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim

Kapet një shtetas i dënuar me 6 vjet burg

Në zbatim të Planit të masave për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim nga Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit: 

Edison Bega banues në Kuçovë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat me Vendim Penal Nr 159 datë 14.04.2016,  e ka dënuar këtë shtetas me 6 vjet burg për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Ky shtetas ka qënë i dënuar dhe nga Gjykata e Apelit Për Krimet e Renda Torino në vitin 2008, për veprën penale "Pjesmarrje në organizata kriminale" dhe "Shfrytëzim prostitucioni".

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?