Ish biznesmeni i naftës në Shqipëri, Rezart Taçi, kunati i tij Artur Balla dhe ish turpëroja Beldar Lilo, akuzohen për pastrim parash për llogari të 'Cosa Nostras-s'. Në bashkëpunim me italianin Francesco Zummo dhe ekonomistin e tij Fabio Petruzzella, Taçi së bashku me dy njerëzit e tij akuzohet se kanë hapur llogari bankare pranë ‘Alpha Bank’ në Tiranë dhe pastaj duhet transferoheshin në Hong-Kong dhe Singapor nëpërmjet një kompanie të Rezart Taçit. Paraqë që do trasferoheshin kapnin shifrën e 18.4 milionë euro, por u bllokuan nga SPAK.
Burime zyrtare nga 'Alpha Bank’ informojnë se "banka që në momentin e parë të depozitimit ka ndërmarrë të gjitha masat e duhura sipas procedurave të saj të brendshme dhe kuadrit ligjor, duke informuar dhe bashkëpunuar ngushtë me organet kompetente".
Lajmi kryesor:
Pastronin paratë e 'Cosa Notra-s', burg kunatit dhe ish truprojës së Rezart Taçit! Mohojnë akuzat: S'kemi bërë transferta bankare, vetëm kemi shoqëruar italianin Zummo
//ReportTv.al