Politikë

Pastrimi i kanalit kullues në aksin Shkodër - Velipojë, Rama: Përfitojnë qindra fermerë (VIDEO)

8 Korrik, 14:07| Përditesimi: 8 Korrik, 14:36

  • Share

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga pastrimi i kanalit kryesor kullues, përgjatë aksit nacional Shkodër–Velipojë.

Kreu i qeverisë shprehet se nga kjo infrastrukturë përfitojnë qindra fermerë për kullimin e tokave bujqësore në zonat e Trushit, Bërdicës dhe Dajçit, në pjesën e Nënshkodrës.

 “Vijon pastrimi i kanalit kryesor kullues përgjatë aksit nacional Shkodër–Velipojë, infrastrukturë nga e cila përfitojnë qindra fermerë për kullimin e tokave bujqësore në zonat e Trushit, Bërdicës dhe Dajçit, në pjesën e Nënshkodrës.

Ndërhyrjet në kanalet kulluese dhe vaditëse, si edhe në kolektorët kryesorë, po kryhen në mbarë vendin, veçanërisht në zonat me potencial të lartë bujqësor, duke garantuar ujitjen e domosdoshme të prodhimeve gjatë sezonit veror”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • mpi: 08/07/2025 14:41

    DUHEN RIAKTIVIZUAR KANALET UJITESE QE TE UJITEN TOKAT ...SEPSE KEMI VERE SHUME TE NXEHTE.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    I kishin mbetur edhe 3 muaj burg, si e vlerësoni lirimin e Salianjit?