Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga pastrimi i kanalit kryesor kullues, përgjatë aksit nacional Shkodër–Velipojë.
Kreu i qeverisë shprehet se nga kjo infrastrukturë përfitojnë qindra fermerë për kullimin e tokave bujqësore në zonat e Trushit, Bërdicës dhe Dajçit, në pjesën e Nënshkodrës.
“Vijon pastrimi i kanalit kryesor kullues përgjatë aksit nacional Shkodër–Velipojë, infrastrukturë nga e cila përfitojnë qindra fermerë për kullimin e tokave bujqësore në zonat e Trushit, Bërdicës dhe Dajçit, në pjesën e Nënshkodrës.
Ndërhyrjet në kanalet kulluese dhe vaditëse, si edhe në kolektorët kryesorë, po kryhen në mbarë vendin, veçanërisht në zonat me potencial të lartë bujqësor, duke garantuar ujitjen e domosdoshme të prodhimeve gjatë sezonit veror”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Komente

DUHEN RIAKTIVIZUAR KANALET UJITESE QE TE UJITEN TOKAT ...SEPSE KEMI VERE SHUME TE NXEHTE.....
Përgjigju