Bledar Lilo dhe Artur Balla janë dy personat e besuar të ish-bosit të naftës Rezart Taçi, të arrestuar sot në Shqipëri për skemën e pastrimit të parave në vlerën 18 milionë euro. Mësohet se Bledar Lilo është ish-truproja e Taçit dhe aksioner në disa kompani në Shqipëri. Gjithashtu ai dyshohet se ka pastruar paratë në bashkëpunim me një tjetër të besuar të Taçit, kunatin e tij Artur Balla. Ky i fundit, është djali i gjyqatres së dorëhequr të Tiranës, Dhurata Balla.
Dhurata Balla është përjashtuar nga sistemi i drejtësisë për 15 vitet e ardhshme, ku Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi më 17 qershor 2021 të ndërpresë procesin e rivlerësimit për gjyqtaren e Tiranës për shkak të dorëheqjes së saj nga statusi i magjistratit.
Më 14 prill, KPK e thirri Ballën në seancë dëgjimore, por ajo nuk u paraqit. Përfaqësuesi i saj ligjor, avokati Sokol Hazizaj deklaroi në seancë se familjarët e gjyqtares Balla e kishin informuar se ajo ishte pajisur me raport shëndetësor, pasi bëhej fjalë për një sëmundje të rëndë. Ai kërkoi shtyrjen e seancës, që u pranua nga Komisioni.
Dhurata Balla e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe ka punuar deri në vitin 2013 si gjyqtare në Gjykatën e Krujës. Prej vitit 2013, ajo e ushtroi funksionin në Gjykatën e Tiranës. Në qershor 2021, duke qenë se hoqi dorë nga statusi dhe la në mes vettingun, ajo u përjashtua nga sistemi.
Lajmi kryesor:
Rezart Taçi në skemën e pastrimit të parave për Cosa Nostrën, bashkëpunoi me 4 italianë! Ish-bosi i naftës në kërkim, në pranga kunati e ish truproja e tij! SPAK sekuestron mbi 18 mln euro
//ReportTv.al