Pastrimi i parave, Shqipëria pret të dalë nga lista gri! Drejtori Mbikëqyrjes në BSH: Plotësuam detyrat e Moneyval

14 Korrik 2023, 17:33| Përditesimi: 14 Korrik 2023, 17:43

  • Share

Shqipëria ka pritshmëri të larta për të dalë nga lista e gri e Moneyval, institucioni i Këshillit të Evropës që monitoron rrezikun e pastrimit të parave të pista. Drejtori i Mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë Deniz Deralla thotë se Shqipëria i ka përmbushur brenda 2022 të gjitha detyrat e lëna nga Moneyval prej 2018. Sipas drejtorit Deralla ekonomia shqiptare rezulton 83% përputhshmëri me atë evropiane.

Pjesë nga deklarata e drejtorit të Mbikëqyrjes Financiare në Bankën e Shqipërisë Deniz Deralla

Veprimtaria Bankare gjatë vitit 2022?

Viti 2022 ishte një vit i cili filloi vështirë, i cili filloi me luftën në Ukrainë sigurisht që kishte ndikim dhe në sistemin Financiar. Ajo që pritnim ishte që me rritjen e normës së interesit, do krijoheshin vështirësi dhe probleme në lidhje me treguesin e kredive me probleme, por edhe në veprimtarinë e Bankës në tërësi. Do ishte hera e parë në 15 ditët e fundit që do kishim një rritje të normës së interesit. Ndryshimi i reduktimit kursit të këmbimit valuator mes Euros dhe Lekut, dhe këto parashikime që kishim bërë nuk dolën fatmirësisht

Kështu ne patëm një vit të suksesshëm për sistemin bankar ku treguesi i kredive me probleme vijoi uljen e tij deri në fund të vitit kur arriti një normë 4.99% vlera më e ulëta në 20 vitet e fundit. Fitimet e arritura nga Bankat ishin më të larta se një vit më parë. Mund të themi që viti 2022 ishte një vit i suksesshëm  pasi i gjithë sistemi tregoi qëndrueshmëri.

Vijimi i konsolidimit të sektorit Bankar?

Vitin e kaluar ne mbetëm në sistem me 11 Banka. Banka e fundit greke u largua nga Shqipëria, Banka AlPHA, për shkak të vendimeve të marrë nga Banka Qendrore Europiane dhe kjo bankë u përthith nga Banka OTP e cila renditet në vendin e katërt si madhësi në vend. Kjo është e rëndësishme pasi një konsolidim i sistemit financiar , do të sjell një eficencë më të lartë dhe përqendrim i aktivitetit të bankave në përgjithësi Viti 2022 ishte i rëndësishme për mbikëqyrjen pasi ne arritëm të përmbushnim të gjithë kërkesat rregullative, në përputhje me rregullat e Komunitetit të  Bazelit (3), dhe të përmirësojmë kuadrin rregullator tonë në kuadër me atë Europian . Në mesin e vitit 2022 pas një vlerësimi që u bë nga nja kompani e rëndësi e huaj Europiane, u arrit një vlerësim 83% në përputhje me Mbikqyrjen Europiane. Kështu që konsiderohet që Mbikqyrja në Vendin tonë është e përputhshme me atë Europiane. Marrja formale e përputhshmerisë së Bankave me Mbikqyrjen europiane, do të sillte lehtësira mpër të gjitha BAnkat që ushtrojnë sot Aktivitet në Shqipëri , do të kishte një vlerësim të ndryshëm rrisku Do te kishin mundësi dhe banka si Intesa SanPaolo Bank, OTP të vazhdoni rritjen e aktivitetit të tyre në Shqipëri

Zbatimi i rekomandimeve të Manival, për subjektet e licensuara nga Banka e Shqipërisë?

Sa i përket pastrimit të parasë, vitin e kaluar ne plotësuam të gjithë kërkesat që kishte lënë  në kontrollin e vitit 2018 duke arritur një vlerësim më të lartin sa i përket sistemit të Mbikqyrjes financiare. Dihet tashmë që Shqipëria i ka realizuar të gjithë detyrat e saj në lidhje me parandalimin e pastrimit e parasë dhe ne shpresojmë që Shqipëria të dalë nga lista gri. Viti 2022 ishte disi i ndryshëm, Kemi realizuar një numër te konsiderueshëm kontrollesh sa i përket bankave  por fokusin kryesor e kemi patur tek zyrat e këmbimit valuator e cila ishte dhe sektori  më problematiku. Gjatë 3 viteve të fundit  fokusi ynë ka qenë përputhshmërinë e aktivitetit të këtyre zyrave nga afër me ligjin e pastrimit të parasë dhe kuadrit rregullator në fuqi , sa i përket parandalimit të pastrimit të parasë, ne kemi marrë masa, kemi hequr licenca dhe kemi vënë dhe gjoba me qëllim përmirësimin e këtij lloj aktiviteti në përputhje me rregulloret në fuqi

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?