SHKODER- Inspektoriati i Kombëtar i Mbrotjes së Territorit, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Bashkinë Shkodër kanë nisur aksionin për pastrimin e hapësirës së liqenit të Shkodrës nga objektet e paligjshme.
Aksioni konsiston në heqjen e pinarëve dhe dajlanëve të cilët jane vendos pa leje nga peshkataret.
Ky aksion do të vijonjë për disa ditë, ndërkohë sipas drejtorit të IKMT Emiljan Nika përveç hapësirës në liqenin e Shkodrës aksioni do të vijojë edhe në ujërat e lumit Buna, pranë zonës së Dajlanit.
"Kemi nisur ndërhyrjen për të bërë lëvizjen e të gjitha strukturave. Aksioni do të vijojë për disa ditë. Nga viti I kaluar të gjitha strukturat që ndodhen të vendosura në liqenin e Shkodrës nuk janë të pajisura me lejet përkatëse dhe prandaj po bëhet ndërhyrja pasi janë të paligjshme' tha ai.
Kjo eshte nderhyrja e pare zhvilluar në liqenin e Shkodrës përballë një abuzimi prej vitesh.
Komente

Hiqni dhe ndonje rrjete te grisur, te mbetur ne taban te liqenit,jane vdekjeprurese per peshqit.
Përgjigjuata, nuk kane marre gjoben kete vit nga peshkataret prandaj ua kane hequr, sa te behet pagesa e radhes do ti vene perseri.
Edhe te ura e buners se ka penges
Përgjigju