Rezart Taçi

Akuzohet se pastroi 18.3 mln euro të Cosa Notras, vijon gjyqi për Rezart Taçin! Dëshmon drejtori i bankës: Ja si i pikasëm italianët

31 Tetor, 13:17| Përditesimi: 31 Tetor, 13:19

  • Share

Gjykata e Posaçme ka pyetur këtë të enjte në seancën e radhës ndaj biznesmenit Rezart Taçi, i cili akuzohet për pastrim parash në shumën prej 18.3 milionë eurosh, të dyshuara si të ardhura të organizatës mafioze italiane, Cosa Nostra, drejtorin e bankës së nivelit të dytë që do të përdorej për këtë qëllim.

Moris Vidhi, në bankën ku ishte depozituar shuma prej 18.3 milion eurosh, e sekuestruar tashmë, shpjegoi procedurën dhe si u pikas qëllimi mafioz.

“Kam ndjekur procedurën standarde, janë paraqitur dy shtetas italian, njëri prej tyre është paraqitur si avokat dhe tjetri si biznesmen që donte të transferonte para për të investuar në Shqipëri. Ura lidhëse ka qenë Artur Balla. Në dijeninë time donin të investonin në hidrokarbure. Kam vënë re shifrën e lartë, dhe kontaktova menjëherë eprorët të cilët më autorizuan për transfertën, duke qenë se kishte interes për bankën. Më thanë bëje transferimin por bllokoje, pa i vënë në dijeni depozituesit që do i bllokosh derisa të bëhen verifikimet”, ka dëshmuar ai.

Drejtori tha se Bankës i ka ardhur një sinjalizim dhe është vënë në dijeni agjencia për pastrimin e parave.

Nga ana e tyre avokatët kanë insistuar vazhdimisht për pushimin e çështjes duke u bazuar edhe në kërkesën e prokurorit që ka veçuar dosjen për italianët dhe i ka dërguar në Itali.

Italianët Francesco Zummo, Ignazio Zumo, Fabio Petruzzella dhe Daniele Cestagalli po gjykohen në vendin e tyre dhe sipas mbrojtëseve të Taçit nuk mund të ketë dy procese për të njëjtat akuza, ato të "pastrimit të parave" dhe "grup të strukturuar kriminal".

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?