Blendi Klosi në llixhat e Urës Vajgurore

'Pastrojmë Shqipërinë Turistike' në llixhat e Urës Vajgurore, Klosi: Krijimi i një vendgrumbullimi mbetjesh për Beratin

28 Qershor 2020, 12:29| Përditesimi: 28 Qershor 2020, 12:32

  • Share

Aksioni "Pastrojmë Shqipërinë Turistike" është zhvendosur në llixhat e Urës Vajgurore, ku mori pjesë edhe ministri i Turizmit, Blendi Klosi.

"Duhet të zgjidhim një herë e përgjithnjë çështjen e depozitimit të mbetjeve në shtretërit e lumenjve. Po punojmë që 5 bashkitë e Beratit të kenë një vend-depozitim, në mënyrë që shtretërit e lumenjve të mos na kthehen në vend-depozitim mbetjesh. Në projekt-buxhetin e vitit që vjen po punojmë që të parashikojmë dhe një fond për një vendgrumbullim për bashkitë e Beratit",  tha ministri Klosi.

Ai theksoi se aksi turistik i llixhave të Urës Vajgurore nuk pastrohen me një ditë, por duhet kujdes i vazhdueshëm dhe mbi të gjitha mbeturinat të mos derdhen në lumenj.

Komento

Komente

  • Ronaldo: 28/06/2020 15:26

    Duhen inceneratore ,,landfile dhe fabrika riciklimi,,,asgje nuk behet vete,,duhet para dhe investime....

    Përgjigju
  • meri: 28/06/2020 13:18

    Z.Minister...keni 7-vjet qe qeverrisni,boll me fjalen ( Duhet )mbeturinat i keni perpara syve ne c'do hap qe hidhni...apo nuk i'u bejne pershtupje se jeni rritur me ato...po e "vrisni"popullin me pa-aftesin tuaj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?