Rezart Taçi

Kronikë

Pastronin paratë e 'Cosa Notra-s', kunati dhe ish-truproja e Rezart Taçit kërkojnë lirinë në Apelin e GJKKO! Bosi i naftës ende në arrati, foto e tij i jepet Interpolit për ta gjetur

25 Nëntor 2021, 12:28| Përditesimi: 25 Nëntor 2021, 12:39

  • Share

Teksa Rezart Taçi vijon të jetë ende në arrati, dy të besuarit e tij kunati Artur Balla dhe ish-truproja Bledar Lilo, të akuzuar për grup të strukturuar kriminal dhe pastrimi parash, kanë çuar në Apelin e GJKKO kërkesën për liri. Ndërkohë mësohet se të dhënat për bosin e naftës, gjeneralitetet dhe  foto i janë përcejllë Interpol për ta arrestuar dhe dorëzuar atë më pas në SPAK. Vendodhja e Taçit nuk dihet ende, ndërsa dyshimet janë se ai mund të jetë në Itali ose Zvicër.

Kujtojmë se gjatë seancës në GJKKO, ku u lanë në burg, Balla dhe Lilo pretenduan se nuk kanë pasur lidhje me paratë dhe se nuk kanë bërë transferta bankare, por vetëm kanë shoqëruar italianin Francesco Zummo.

Taçi akuzohet si i përfshirë në skemën e pastrimit të 18.4 mln eurove për llogari të italianit Zummo, që pastroi paratë e kryebashkiakut mafioz, Vito Ciancimino, bashkëpunëtor i ngushtë i Toto Riinës.

Nga hetimet e SPAK, Artur Balla dhe Beldar Lilo kanë pasur një rol aktiv për të ndihmuar italianët Francesco Zummon dhe ekonomistin Fabio Petruzzella-n, të dy të arrestuar në Itali, të hapnin llogari bankare dhe të bënin transferta parash për pastrimin e tyre.

Balla dhe Lilo ndihmonin italianët me lëvizjet e tyre në Shqipëri  dhe bënin transfertat e parave sipas porosive që u jepte Rezart Taçi, i cili është në kërkim.

Sipas dosjes së siguruar nga Report Tv 18.4 milionë euro ishin depozituar nga korriku në një llogari bankare të hapur pranë ‘Alpha bank’ në Tiranë dhe pastaj duhet transferoheshin në Hong-Kong dhe Singapor nëpërmjet një kompanie të Rezart Taçit, po SPAK e ka bllokuar operacionin.

Llogaria ishte në emër të Francesco Zummo me shumën 18.399.996 euro. Ndërsa Taçi do të fitonte 3 milionë euro nga ky operacion, ose 16% e shuma. Shuma vinte nga një bankë në Kantonin zviceran të Ticino dhe ishin pjesa e pasurisë 150 miliona euro te Francesco Zummo ta konfiskuar nga gjykata italiane si te ardhura të Cosa Nostra.

Skema e pastrimit të parave ku ishin përfshirë ish bosi i naftës Rezart Taçi, kunati i tij Artur Balla dhe ish truproja e tij Bledar Lilo, u zbulua nga SPAK pas hetimeve disa mujore.

Në dosje tregohen edhe detaje nga rruga që do të ndiqnin paratë e pista nga Tirana në Hong Kong dhe pastaj në Singapor. Po ashtu në dosje janë zbardhur përgjime të italianëve, 2 prej të cilëve tashmë të arrestuar, Francesco Zummo, 90 vjeç dhe ekonomisti i tij Fabio Petruzzella, të cilët kanë ardhur në Shqipëri në muajin qershor ku hapën edhe llogari bankare për të transferuar më pas 18 milionë eurot që u sekuestruan nga SPAK.

Gushtin e kaluar, në tryezën e prokurorit të Palermos, Francesco Lo Voi,  disa dokumente u dërguan nga hetuesit në Napoli, të cilët po hetonin për një trafik ndërkombëtar droge. Mes të përfshirëve do të ishte edhe Daniele Cestagalli, nje broker italo-zvicerane miku i Rezart Taçi. Në majin e kaluar, Cestagalli ishte përgjuar teksa fliste me Petruzzella-n. Ky i fundit tha: "... nëse arrijnë atje, atëherë ok le të bëjmë një gjë, në vend që t'i zhvendosim nga e njëjta llogari rrjedhëse, unë e hap vetë një dhe ia transferoj vetes ... kështu që ai vdes dhe i humbet gjurmët”. Sipas hetuesve, ai po fliste për operacionin e madh të pastrimit të parave të Zummo.

Gjatë të njëjtit takim, Petruzzella do t'i kishte dorëzuar Cestagalli-t 70,000 euro cash: "... ndërkohë, mbajini këto, mbajini..."; "... i keni numëruar tashmë?"; "70". Petruzzella e ftoi bashkëbiseduesin të jetë i vetëdijshëm: "Oh jo, duhet të më thuash nëse është ... ka ndonjë ‘kal trojan brenda’. Ai kishte frikë se mos përgjohej me një virus kompjuterik.

Të nesërmen Cestagalli foli me Rezart Taci të cilit i tregoi detaje të operacionit.

“...mbrëmë më pas zbrita tek personi i tij i kontaktit që quhet.... Fabio Petruzzella ... Z. Zummo dëshiron të largojë gjithçka menjëherë dhe të heqë qafe atë dhe më pas të bëjë një turne në llogarinë e tij të avokatit, domethënë, me pak fjalë, ai i merr këto fonde dhe më pas i transferon menjëherë në llogarinë e avokatit të tij (në realiteti është një nga kontabilistët më të respektuar te Palermos) kush është ky Fabio Petruzzella përveç kësaj duhet te me hapesh një llogari për rezultatet sepse atëherë unë duhet te njoh gjysmën e botës gjithçka duhet, megjithatë pyetja dedikuar në seritë e sakta dhe kjo është arsyeja pse unë doja të të shihja për të folur me ju për numrat, komisionet e kështu me radhë”.

Në disa biseda, Petruzzella, i referuar si ndihmësi i Zummo-s, flet qartë me një bashkëpunëtor për operacionet financiare që duhen bërë për të pastruar paratë. Për shërbimin e tij, llogaritari italian dhe biznesmeni shqiptar, Rezart Taçi, kishin rënë dakord të ndanin një tarifë fitimi prej 3 milionë eurosh, ose 16% e totali te pastruar.

Një tjetër detaj që zbulohet nga përgjimet është se ai shpresonte se ta kalonte shumën e parave nga Tirana në Hong Kong dhe pastaj në Singapor. Plan i ndalur nga Njësia Antikorrupsion e Palermos, e cila akuzon Zummo-n se ka përdorur profesionin e tij si sipërmarrës dhe kontaktet me botën financiare për të fshehur dhe investuar paratë e pista të mafies përmes llogarive të hapura në të gjithë botën.

Emri Zummo-s, u shfaq për herë të parë në një hetim 42 vjet më parë. Një shënim i zbuluar në makinën e Michael Pozza-s, "personeli" i mafies kanadeze, i gjetur i vrarë në Toronto në vitin 1979, i prezantoi hetuesit me Francescon. Menjëherë pas kësaj, Giovanni Falcone u përball me ndërtuesin e Palermos, duke hetuar një trafik të madh droge midis SHBA-së dhe Italisë, që u bë i njohur atëherë si “Pizza Connection”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?