Kronikë

Pastronte paratë e vëllezërve Çopja, GJKKO rrëzon kërkesën dhe lë në burg Klajdi Merkajn

24 Janar, 09:04| Përditesimi: 24 Janar, 11:44

  • Share

TIRANË - Gjykata e Posaçme Antikorrupsion rrëzon kërkesën e Klajdi Merkaj për zëvendësim të masës së sigurisë “arrest në burg”.  Vendimi u dha mëngjesin e kësaj të premte nga gjyqtari i çështjes Bib Ndreca.

35 vjeçari u ekstradua në muajin nëntor të vitit 2024 nga Italia në drejtim të Shqipërisë, pasi ndaj tij GjKKO kishte caktuar masën “arrest në burg”, për veprën penale  “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Merkaj njihet si mik i ngushtë i vëllezërve Çopja, ndërsa nga hetimet e SPAK deri më tani, dyshohet se i riu pastronte paratë e Hajdar dhe Franc Çopjas.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë (22 janar 2025) SPAK u sekuestroi vëllezërve Çopja, 10 milionë $ në kripto, në bashkëpunim me policitë e disa shteteve ku ata dyshohet se vepronin me trafikun e kokainës, dhe pagesat i bënin me monedha virtuale.

Aktualisht Hajdar Çopja është i arrestuar në Belgjikë, pasi u ekstradua atje nga Dubai, vend ku dyshohet se ndodhet vëllai tjetër Franc Çopja.

 

G.K/E.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?