Kronikë

Pasuesi i Altin Dumanit/ Kthupi: Duhet të jetë prokuror që ka hetuar dosje sensitive! Gara për kreun e ri të SPAK mes Kondilit dhe Xholit

17 Shtator, 22:55| Përditesimi: 17 Shtator, 22:57

  • Share

 

Juristi Rezart Kthupi, komentoi garën për drejtuesin e ri të SPAK, pasi Altin Dumanit i mbaron mandati në dhjetor të këtij viti.

Ai tha se drejtuesi i ri duhet që të jetë prokuror që ka hetuar dosje sensitive, ndërsa përmendi edhe dy nga emrat që janë më të favorizuar sipas tij për të marr drejtimin e SPAK.

‘Kërkohet që të jetë një prokuror që ka hetuar dosje sensitive, dhe ke prodhuar produkt nga këto dosje është nja kriteret kryesore që duhet që të vlerësohet puna e një prokurori. Dumani ka marr pjesë në dosje jo detyrimisht ka hetuar. Nuk di të them me emër kush mund spikat, unë them se do të jetë mashkull, Edvin Kondili dhe Adnan Xholi mendoj se mes këtyre të dyve do të jetë pasuesi i tij. Faktet provuan që para 3 vitesh politika tentoi të të ndikonte në zgjedhje dhe mund të ndikojë këtë herë’, tha ai.


Lajmi kryesor:

Dosja ‘Veliaj’/ Karanxha: Duhet të hetohej në gjendje të lirë! Kthupi: Nëse çështja shkon në Kushtetuese, ai fiton! Çaça: Pranimi i kërkesës së tij, anulon zgjedhjet


S.B/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap tjetër grupkapitull me BE-në, si iu duket ritmi i negociatave?