Trajneri italian Gianni de Biasi

Pasuesi i Rejës te Kombëtarja? Federata e Azerbajxhanit merr vendimin për De Biasin

4 Tetor 2022, 16:49| Përditesimi: 4 Tetor 2022, 16:52

  • Share

Edy Reja vijon ende trajner i kombëtares shqiptare të futbollit pavarësisht se pas humbjes me Islandën shumë menduan dhe vijojnë të mendojnë se ishte ndeshja e fundit e tij me kuqezinjve. Për rrjedhojë nisën të dalin një sërë emrash si zëvendësues dhe njëri prej tyre ishte Gianni de Biasi, ish-trajneri i kombëtares që kualifikoi Shqipërinë në Europianin e 2016.

Kjo krijoi shumë nostalgji te tifozët të cilët ëndërrojnë rikthimin e italianit, pork jo gjë duket se është e pamundur për momentin. Kjo sepse Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Azerbajxhanit ka pohuar se kanë gjetur marrëveshjen me De Biasin për zgjatjen e kontratës edhe 1 vit.

Pas fillimit të vështirë puna e Di Biasit ka filluar të japë frytet te Azerbajxhani dhe këta të fundit kanë vendosur të zgjasin bashkpunimin të paktën edhe për eliminatoret e Europianit që përfundojnë në nëntor 2023.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?