Politikë

'Pasuroi dhe mbrojti aleatët e tij politik', cilin prej aleatëve të Berishës po paralajmëron SHBA?!

19 Maj 2021, 14:30| Përditesimi: 19 Maj 2021, 15:14

  • Share

1617296278_berisha.jpg

Në deklaratën e shpalljes 'non grata' të Sali Berishës tërheq vëmendje shprehja se Berisha në cilësinë e ish-Kryeministrit mbrojti dhe pasuroi aleatët e tij politikë.

"Në cilësinë e tij zyrtare si Kryeministër i Shqipërisë në veçanti, Berisha ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij në shpenzimet e besimit të publikut shqiptar në institucionet e tyre qeveritare dhe zyrtarët publikë. Për më tepër, retorika e tij tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes së tij dhe aleatët e tij politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve antikorrupsion dhe masave të përgjegjësisë. Me këtë përcaktim, unë po rikonfirmoj nevojën për llogaridhënie dhe transparencë në institucionet demokratike të Shqipërisë, proceset qeveritare dhe veprimet e zyrtarëve publikë shqiptarë", thuhet në deklaratën e DASH.

Kë ka pasuruar Sali Berisha duke abuzuar me pushtetin?! Kë ka mbrojtur ai nga drejtësia?! Cili apo cilët janë këto aleatë?! Këto janë pyetje që duhet të marrin sa më shpejt përgjigje.


Lajmi kryesor:

Sali Berisha dhe familja e tij në listën e zezë të SHBA: I korruptuar dhe minoi demokracinë në Shqipëri! Përdori pushtetin për të pasuruar veten, familjen dhe aleatët e tij politikë


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?