Foto ilustruese

Kronikë

Pasuria dhe profesionalizmi, Vettingu i KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Erind Reovica

19 Mars, 10:32| Përditesimi: 19 Mars, 10:35

  • Share

Tiranë- Vettingu i KPA-së nxjerr përfundimisht nga sistemi i drejtësisë për 15 vite prokurorin Erind Reovica.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi si anëtare, la në fuqi vendimin e shkallës së parë të KPK-së për magjistratin, i cili e kishte ankimuar çështjen më 10 prill të vitit 2022.

“Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 508, datë 10.02.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Erind Reovica”, thuhet në vendimin përfundimtar të KPA-së.

Prokurori Erind Rovica u shkarkua nga detyra më 10 shkurt 2022, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se ‘kishte kryer deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë, se ishte i papërshtatshëm për profesionalizmin dhe se me veprimet dhe mosveprimet e tij kishte cënuar besimin e publikut tek drejtësia’. Përfundime këto që u ankimuan në Kolegj si të pabazuara, por kërkesa e magjistratit u rrëzua dje.

Erind Reovica ka qenë oficer i Policisë Gjyqësore që në vitin 2005 deri në 2014-ën, kur filloi të ushtrojë detyrën e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?