Flutura Skënderi

Pasuria 'djeg' gjyqtaren e Apelit të Tiranës

23 Korrik 2020, 10:11| Përditesimi: 23 Korrik 2020, 12:03

  • Share

Gjyqtarja e Apelit Tiranë Flutura Skënderi është shkarkuar nga detyra. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas konstatimit të problemeve me justifikimin e pasurisë vendosi ta përjashtonte nga sistemi i drejtësisë.

Nga hetimet rezultoi se gjyqtarja ka mospërputhje ne deklarimet e pasurisë dhe mosdeklarim e shpenzimeve për rregullimin e një apartamenti. Gjithashtu ka deklarime kontradiktore edhe për mënyrën e shlyerjes së një kredia prej 18 mijë eurosh në vitet 2004-2005 si dhe për një truall 3200 metra katror në Korçë.

KPK konstatoi edhe konflikt interesi për dy cështje gjyqësore. Sipas relatorit të cështjes, në këto dy cështje që janë gjykuar nga gjyqtarja ka qenë palë ndërgjyqëse edhe kompania që ka ka kontraktuar gjyqtarja për një apartament dhe nuk e ka deklaruar.

Flutura Skënderi me rreth të kuq

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • mariana: 26/07/2020 15:47

    ORE c'merreni me keta plehra gjyqtare ,,,as 5 min kohe nuk duhet te kaloni me ta,,,shkarkojini te gjithe keta ndyresira,,nga zgjebsa na u bene pasanike me makina 100.000 euro..dhe me 5-6 shtepi secila nga 200.000 euro...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?