Vila dhe deputetët Leskaj, Shehu, Noka dhe Spaho

Vila 760 mijë €, pasuria e 4 të përfolurve! Shehu hotel dhe 6 shtëpi, Noka 175 mijë € shtëpi e 2 garazhe, Leskajt i ‘avullon’ pasuria rrugës, Spaho përfitoi si i pastrehë

13 Maj 2022, 16:06| Përditesimi: 13 Maj 2022, 16:30

  • Share

Një vilë në Gjirin e Lalzit, me vlerë të pretenduar 760 mijë euro, është kthyer në ‘mollë sherri’ në kampin e opozitës, e cila është ndarë në tre grupe kundërshtare. Deri më sot nuk ka asnjë provë për pronarin formal apo real të vilës së denoncuar nga Gazment Bardhi, por vetëm emra të përfolur dhe të dyshuar. Rrethi të përfolurve si pronarë të mundshëm të vilës është ngushtuar tek Flamur Noka, Tritan Shehu, Edmond Spaho dhe Bujar Leskaj. Katër të përfolurit nuk kanë pranuar lidhjen me vilën, por që të katërt, përpos ‘Rithemelimit’, i bashkon edhe diçka tjetër, pasuria e konsiderueshme që posedojnë, me plot pikëpyetje, dyshime dhe paradokse.

Flamur Noka, apartament 190 m2

Deputeti dhe ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka deklaron një apartament banimi me sipërfaqe 190 m2, me vlerë 151 mijë euro, si dhe dy garazhe me vlerë 24 mijë euro. Si burim Noka deklaron shitjen e një apartamenti të përfituar me kredi të butë nga shteti si i pastrehë. Noka deklaron edhe një makinë me vlerë 40 mijë euro, si dhe një llogari bankare 5 milionë lekë ose rreth 50 mijë USD. Bashkëshortja Eva Noka, e cila punon në Universitetin e Tiranës me një pagë 82 mijë lekë në muaj, deklaron blerjen e një makinë me vlerë 600 mijë lekë, me kursime. Të ardhurat e Nokës janë paga e tij si deputet dhe paga e bashkëshortes. Noka është akuzuar nga ish-deputeti i PS-së Alket Hyseni se ka përfituar tre apartamente në një pallat në Sarandë, ndërtuar për të pastrehët, akuzë që nuk është pranuar nga deputeti i PD-së,

Tritan Shehu, me hotel dhe 6 shtëpi

Deputeti i PD-së Tritan Shehu deklaron 8 pasuri të paluajtshme nga Gjirokastra deri në Tiranë. Në deklaratën e pasurisë së shtatorit 2021, para se të merrte mandatin e deputetit, Tritan Shehu deklaroi ambiente banimi me sipërfaqe 440 m2 në Tiranë, me vlerë 220 mijë euro, transformuar në  ‘Guest House’ ose bujtinë. Shehu deklaron një apartament 195 m2, me vlerë 2.5 milionë lekë, një tjetër apartament 135 m2 me vlerë 63 mijë euro, apartament 105 m2 me vlerë 135 mijë euro dhe shtëpi në Plazh Durrës, me sipërfaqe 138 m2. Shehu deklaron gjithashtu se është pronar me 1/3 të një shtëpie dy kate në Gjirokastër si dhe i një shtëpie të pabanueshme në Himarë, 3 mijë m2 tokë në Palasë, Himarë, është pronar me 1/4 i 1260 m2 tokë në Shkozet të Durrësit, i 180 m2 tokë, pronar me 1/3 të 100 hektarë tokë në Gjirokastër, ndërsa ka në pronësi të plotë një makinë BMW X5. Tritan Shehu deklaron 32 mijë euro pagë nga Universiteti ‘Zonja e Këshillit të Mirë’, ndërsa thotë se do të shesë një dyqan 30 m2 dhe një apartament 71 m2 në Durrës.

Bujar Leskaj, misteri i ndryshimit të pasurisë 

Deputeti i PD-së Bujar Leskaj, ish kryetar i KLSH-së, deklaron se është pronar i 62.5 % të një apartamenti 60 m2 në Vlorë, privatizuar në vitin 1993. Truall 332 m2 dhe një godinë 3 kate të vjetër në Vlorë, me vlerë 125 mijë euro, të cilën e ka dhënë pa shpërblim për t’u përdorur për muze. Leskaj ka shitur një apartament në Tiranë me sipërfaqe 115 m2, ku vlera mbetet e shitjes duket e paqartë, pasi deklaron vetëm 24 mijë euro të mbetur në llogarinë e shitjes.

Bashkëshortja Silvana Leskaj deklaron apartament 160 m2 dhe 25 m2 ballkon në Tiranë, dhuruar nga prindërit asaj dhe i vëllai. Deklaron porositjen e një apartament për sipërfaqe ndërtimore 356 m2, në bashkëpronësi me nënën e saj, me vlerë 53 mijë euro, me burim kursime ndër vite.

Deklaron gjithashtu një truall 500 m2 në Tragjas të Vlorës, trashëguar nga prindërit dhe gjyshërit. Mbi këtë truall është ndërtuar një godinë me 4 kate, me sipërfaqe totale 580 m2, ndërtuar në vitet 1990-2000. Këtë pasuri e ka në bashkëpronësi me vëllain. Si vlerë deklarohen vetëm shpenzimet e legalizimit.

Silvana Leskaj deklaron edhe një makinë Opel Zafira, blerë për 19 mijë euro në vitin 2004, me burim kursime familjare. Zonja Leskaj deklaron disa llogari bankare, me të cilave 4.8 mijë euro, 1.5 milionë lekë etj, ndërsa një llogari bankare rreth 14 mijë USD deklarohet në emrin e së bijës.

Ndërkaq, nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur me disa pasuri të tjera që Leskaj ka deklaruar në vitin 2011, si apartament 130 m2 në Tiranë (50%), 58 mijë USD, truall në Tiranë me sipërfaqe 686 m2 dhe sipërfaqe ndërtimi 1 mijë m2 (50%), me vlerë 110 mijë euro, një koleksion me autorë të huaj dhe shqiptarë 60 mijë euro, dy makina Benz etj.

Edmond Spaho, përfitoi si i pastrehë 

Deputeti Edmond Spaho, i cili ka mohuar që të ketë lidhje me vilën në Gjirin e Lalzit, deklaron një apartament banimi në Tiranë, me sipërfaqe 83 m2, blerë në vitin 1999 për 1.7 milionë lekë, me kredi si i pastrehë nga Enti i Banesave. Spaho deklaron një shtesë kati në 2001 71 m2, me vlerë 600 mijë lekë. Spaho deklaron blerjen e një apartamenti në vitin 2012, me sipërfaqe 102 m2, me vlerë rreth 80 mijë euro, me këste. Deklaron depozita 24.5 mijë euro, 10 mijë euro, 2.5 mijë euro, 2 milionë lekë ose rreth 20 mijë USD dhe obligacione rreth 60 mijë USD. Spaho deklaron edhe dy makina, një Mitsubishi Pajero 23.5 mijë euro dhe një Opel 11.5 mijë euro. Bashkëshortja e deputetit Spaho, Elga Spaho, deklaron një shtëpi 62 m2 në bashkëpronësi me motrën, me vlerë 3 milionë lekë, si dhe një shtëpi në Golem, me sipërfaqe 72 m2 në një truall 233 m2, me vlerë 3 milionë lekë, si dhe një depozitë 4 milionë lekë ose rreth 40 mijë USD.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bujar: 15/05/2022 23:10

    Po keta jan peshq te vegjel , pse nuk merreni me peshkaqenet si Saliu , Iliri , Edi , Lali Eri, etj etj etj . Dhe ja shkruajtet pasurine e tyre marramendese ,duke e krahasuar me gjendjen ekonomike te shqiptareve ,

    Përgjigju
  • Kudreti: 14/05/2022 12:18

    Po Bujar Leskaj eshte koka e krimit ne vlore pse nuk e areston spaku cpune ka bujari qe ndimon Arben Qimen cpune ka qe ndimon gjithe kriminelat sidomos ne vlore qe ka bazen pyeteni pse e vrau krenar graboven per cfare arsye apo filloj te fliste me ate fshatari cfare i thone ku je o ambasadore i ke te gjithe aty te koruptuarit ti drejtori policis se shtetit qe ve ne detyre gjithe palacot turp tu vi

    Përgjigju
  • Nje skiptar: 13/05/2022 21:04

    SPAK-u eshte krijuar per te mbuluar poshtersite e politikaneve dhe qeverive te ashtuquajtura shqiptare.SPAK-u po gropos drejtesine !Le qe ku ka patur drejtesi...

    Përgjigju
  • Pleshti: 13/05/2022 20:42

    Hahahahahahaha....bisnesmenët shqipkare,hihihaha

    Përgjigju
  • Alb: 13/05/2022 20:17

    Keta si na prentun demokracin

    Përgjigju
  • A ka Spak per kta ?: 13/05/2022 20:06

    Ky Leskaj kontrollori i shperdorimeve paska qenka deri ne gryk me prona

    Përgjigju
  • Beni: 13/05/2022 19:27

    Keta u denoncun nga nie i PD-se, prandaj SPAK duhet t ndjeke pronat e ketyre bosave. Ca bohet keshtu???

    Përgjigju
  • Tirana: 13/05/2022 17:54

    Ku i zhduki pasurite Leskaj ? Kaq problem e ka SPAK per t’i zbuluar ? Ne mes te Tiranes e ka hotel “Mirvana”, apo te tjerat te mbuluara me emrin e gruas, e te tjere. Nje rugac ordiner qe vetem nen pushtetin e Berishes dhe shperdorim detyre nga doganier e deri ne kryetar i KLSH. Nje mal me abuzime kane keto o SPAK, por a keni BURNI

    Përgjigju
  • Paul: 13/05/2022 16:53

    SPAKU TE shkoje tek gjiri I lalzit dhe te beje sekuestrimin e atyre shtepive'vilave,,,,dhe te behen prone e shtetit,,,,te behen kamp per femijet e policise te vrare,,,dhe e femijeve jetim ,,apo atyre me ndihme sociale.... kjo eshte zgjidhja...nuk ka pse gezojne ata maskarenj me paret e popullit.....//////

    Përgjigju
  • Qytetari: 13/05/2022 16:34

    Po talleni ju! Ata kane 10 fishin

    Përgjigju
  • Buzderi: 13/05/2022 16:20

    O Spak po pyeteni ate pianecin bujarin ku i gjeti leket qe po bene pallat dhe otel tek akademia ku i gjet parat kushua i ti skafist mistua qe administron parate e ti qe beri palla 12 kate me dokumenta fallco ku e gjeti hotelin ne tiran ku e gjeti parat qe bene pallate ne vlore e tirane po hetoeni njehere se eshte koka e grupeve kriminale ne vlore po shikoheni me ke flete me ke ri me ke ka ndenje mukallaret me faqedjegurin me gaxhane e qe ka ndimuar e ndimon te gjithe kriminelet

    Përgjigju
    • Vlora: 13/05/2022 19:12

      I psri ne foto, i pari ne korrupsion, i pari qe do shkoje ne BURG .

    • Vlonjati: 13/05/2022 19:09

      PO dhe PO pa fund, te gjitha te verteta. Vlora eshte gropa ku Bujari shkarkon parate e vjedhura nga korrupsioni dhe punet r pista me krimin , prandaj kjo grope duhet ta mare ate brenda, me soj e sorollop dallkaukesh e kriminel ordiner. SPAK u krijua per te mare pergjegjesi te medha ne lufte me krimin e korrupsionin, por mesa duket i gjithe trajtimi LUKS me parate e taksave te popullit, qenka kuptuar me shume si privilegj dhe jo PERGJEGJESI. Persa ke pranuar te sherbesh ne keto struktura, shtrti te jep privilegje te medha, por edhe te kerkon pergjegjesi te medha. Shembulli FALKONE eshte simbol i pergjegjesise dhe vullnetit te paepur te njeriut te DREJTESISE. Pra edhe me JETE perballet pergjegjesia e kesaj detyre dhe kjo eshte normale. Sa punonjes policie kane humbur jeten ne perplasje me krimin.Edhe ata kane qene bije nenash. Askush nr Spak nuk u caktua me detyrim, por vete kane konkuruar. Nese nuk kane KURAJO te perballen me pergjegjesine e detyres, te dorezojne celesat. populli nuk ks para teper per te pagua luksin r spskisteve. Ka plot tr tjere te afte te marin mbi supe kete pergjegjesi dhe hallall e kane edhe privilegjet we i jep ligji.

    • Qenani: 13/05/2022 18:38

      Milionat e Bujarit i administron edhe Julian Metushi... nuk eshte e veshtire te verifikohen.

  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?