Pasuria e dyshimtë/ Gjyqtari Avni Sejdi bleu apartament me para dhuratë

27 Janar 2019, 07:39| Përditesimi: 27 Janar 2019, 11:43

  • Share

Gjyqtari pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, Avni Sejdi, i cili me anë të dy vendimeve të kundërta (lexo këtu), të marra brenda 13 ditësh, ka favorizuar shoqërinë EKMA Albania për abuzimin në kurriz të tregtarëve në Tregun Agro-Ushqimor, ka blerë një apartament në Tiranë kryesisht me para dhuratë, hua dhe kursime. Në vitin 2005, gjyqtari deklaron një kontratë për blerje apartamenti në Tiranë me vlerë 4 720 000 lekë, ndërsa nuk jepen të dhëna për sipërfaqen. Si burime të ardhurash për të justifikuar blerjen e apartamentit, gjyqtari Avni Sejdi deklaron 14 mijë euro dhuratë nga vëllezërit.

Po ashtu, deklaron një hua pa afat dhe pa interes në vlerën 1 000 000 lekë, 700 000 lekë kursime në vitin 2003 dhe 2004, 400 000 lekë kredi, 400 000 lekë nga kursimet e pagës të vitit 2005 dhe 1 000 000 lekë është shuma e mbetur e paguar. Gjyqtari thotë se kredinë e ka marrë pranë Raiffeisen Bank në datën 01.08.2005, me qëllim për të kaluar pushime jashtë vendit, por e ka përdorur për të shlyer këstin e apartamentit. Ndërkaq, në vitin 2009, gjyqtari Avni Sejdi deklaron 120 000 lekë të ardhura nga puna e bashkëshortes si dado e pasiguruar.

Ashtu si shumë gjyqtarë të tjetër, edhe gjyqtari Sejdi ka deklaruar makinë me një çmim të caktuar, ndërsa e ka shitur më shtrenjtë disa vite më vonë. Në realitet ndodh e kundërta, pasi me kalimin e viteve makinave u bie vlera për shkak të përdorimit dhe amortizimit. Konkretisht, në deklaratën e parë të pasurisë te 2003 gjyqtari deklaron një autoveturë e llojit Benz 190, me vlerë 250 000 lekë, me të ardhura nga paga. Në vitin 2007, pra pas 4 vitesh, deklaron se e ka shitur makinën me vlerë 400 000 lekë. Pra, edhe pse kanë kaluar 4 vite, vlera e makinës është rritur me 150 000 lekë. Ndërkaq, në vitin 2012, blen makinë Mercedes Benz CDI, vit prodhimi 2000, me vlerë 300 000 lekë. Mbetet për t’u parë nëse gjyqtari, me gjithë këto elemente të dyshimta në deklaratat e pasurisë, do ta kalojë apo jo sfidën e Vetingut. 

Hua kunatit 
Gjyqtari i Administratives Avni Sejdi deklaron në vitin 2008 se i ka dhënë hua një shtetasi 5 mijë euro. Një vit më vonë, pra në vitin 2009, deklaron se i ka marrë hua kunatit shumën 300 000 lekë, për të aplikuar për vizë në Ambasadën Spanjolle. Gjyqtari thotë se kontrata është lidhur pa interesa dhe me afat kthimi një javor. Sipas tij, shuma është kthyer në datën 22.12.2009. Si të ardhura gjyqtari ka vetëm pagën e tij deri në vitin 2014. Nga viti 2014 dhe në vijim deklaron 313 724 lekë pagën e bashkëshortes si punonjëse (laborante) pranë Autoritetit Shëndetësor Rajonal Tiranë.

Çështja ‘Hajdarmatajt’
Gjyqtari pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, Avni Sejdi ka gjykuar edhe çështjen e ish-drejtuesit të Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj kundër kryeprokurores së përkohshme Arta Marku. Kjo e fundit e transferoi Hajdarmatajn në Pogradec pas ngërçit me dosjen Shullazi. Në 27 dhjetor 2018, gjyqtari Avni Sejdi shpëtoi Hajdarmatajn nga transferimi në Pogradec, ndonëse më parë Hajdarmataj kishte kërkuar përjashtimin e gjyqtarit Sejdi me pretendimin se kishte ndryshuar orën e seancës. Ndërkaq, ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia, kohë më parë, ka deklaruar se Besim Hajdarmataj është ngjitur në drejtësi për shkak të lidhjeve me Haxhi Bardhin, djalin e hallës së Berishës. Haxhia ka deklaruar se ‘Në saje të lidhjes me Haxhi Bardhin u ngritën në PD kunata e tij Mimoza Preçi Hajdarmataj dhe në drejtësi kunati i Mimozës, Besim Hajdarmataj. Në polici Bajram Hajdarmata”. Po pikërisht Haxhi Bardhi është një nga pronarët e firmës EKMA që përfitoi nga vendimi që është marrë në 10 janari 2018 nga Avni Sejdi.

Pasura e gjyqtarit të Administratives Avni Sejdi
Viti 2003 -Benz 190, me vlerë 250 000 lekë. Shitur në vitin 2007 me vlerë 400 000 lekë. Blerë në vitin 2012 Mercedes Benz CDI, vit prodhimi 2000, me vlerë 300 000 lekë. Paga si gjyqtar 600 482 lekë. 400 000 lekë në gjendje cash. Pronar me i 20% të sipërfaqes prej 5 137 m2 së tokës bujqësore dhe truall, në fshatin Valikardhë, Bulqizë.

Viti 2005 -Apartament në Tiranë 4 720 000 lekë. Burimi: 14 000 Euro dhuratë nga vëllezërit, 700 000 lekë kursime cash, 1 000 000 lekë hua; 400 000 lekë nga kursimet. 1 000 000 lekë shuma e mbetur.

Viti 2008 -Paga 869 921 lekë. I jep hua një shtetasi vlerën 5 000 euro me afat (5 javë). 201 768 lekë për shlyerje kredie të marrë në Raiffeisen Bank. Shlyer shumën prej 400 000 lekësh ndaj huadhënësit. Detyrimi i mbetur 0 lekë.

Viti 2009 -Të ardhura nga puna e bashkëshortes si dado e pasiguruar 120 000 lekë. Të ardhura nga paga, shpërblime dhe dieta si gjyqtar 1 130 882 lekë. Shlyer 620 600 lekë për kredinë e marrë në Raiffeisen Bank.

Viti 2012: Të ardhura nga paga 1 268 227 lekë. Para cash 600 000 lekë, nga kursimet.

Viti 2014: Të ardhura nga paga, shpërblime dhe dieta si gjyqtar 1 247 241 lekë. Paga e bashkëshortes zonjës Valbona Sejdi në vlerën 313 724 lekë, si punonjëse (laborante) pranë Autoritetit Shëndetësor Rajonal Tiranë.

Viti 2016: -Të ardhura nga paga 1 278 892 lekë. Paga e bashkëshortes 411 552 lekë, si laborante. Para kesh 70 000 lekë. Gjendje në llogarinë pranë BKT 412 429.13 lekë. Gjendje në llogarinë bankare të bashkëshortes 145 070.00 lekë. Pronar në 7.14 % të pasurisë së paluajtshme (tokë bujqësore plus truall plus ndërtesë) me sipërfaqe të përgjithshme 7 243 m2. Ky shtim pasurie erdhi pas pjesëtimit të pasurisë, sipas trashëgimisë ligjore në datë 13.10.2014. Burimi i krijimit të pasurisë: sipërfaqja 7 243 m2 e përfituar sipas ligjit ne. 7501 datë 19.07.1991 “ Për Tokën”; sipërfaqja 2 106 m2 e blerë nga babai i deklaruesit në datën 25.10.2006.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tafi: 19/02/2019 22:32

    Këta fundërrina janë të gjithë njësoj jo siç thonë disa vetëm një pjesë e tyre. Duke mos u ndëshkuar përfituan një farë amnistie dhe pa pikë integriteti e sedre konkurojnë përsëri duke bërë të paditurit

    Përgjigju
  • Populli: 29/01/2019 20:04

    Burg qenit

    Përgjigju
  • Artan: 27/01/2019 18:12

    Ngu te shohe flutura skenderi gjyqtaren e apelit qe shkollo vajzen per 5-6 vite jashte shtetit ne UK dhe Malte dhe i ka blere dhe apartament.

    Përgjigju
  • Ela: 27/01/2019 11:52

    I korruptuar deri ne palce. Turp per keta gjyqtare qe drejtojnw “drejtesine”. No coments...

    Përgjigju
  • Robshi: 27/01/2019 11:01

    Dhe ju te shqiptares ju plas shume per popullin prandaj shkruani...garant ndonje konflikt interesi me pronaret...urime per komentet qe nuk mi publikoni...duhet te keni bere trajnim se fundmi ne erdoganistan lidhur me censuren te paguar nga KM

    Përgjigju
  • Jani: 27/01/2019 09:03

    Po burgu eshte pak per keta gjyqkare

    Përgjigju
    • Albana: 27/01/2019 12:11

      Ky Gjyqtar last marre garanci per ta kaluar vetingun pasi ka favorizuar FISA anetare te KPK e KPA. Garancine e ka marre nega shoku Ulsi! Keni per ta pare!

  • Erik: 27/01/2019 08:47

    Keta jane mortja e ketij vendi qe s'e di se kur do qerrohen nga pallati i drejtesise duke marre persiper dhe denimin qe meritojne. Ju lumte per denoncime te tilla, ndiqini deri ne fund ne menyre qe ata qe do japin vendimin me pas te mendohen 20 here para se ta perserisin te njejtin gabim ne gjykim. Mjafton 2-3 fakte qe jane permendur me siper per te kuptuar sa te dyshimta jane parate e ketyre monstrave.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?